Organet e cunguara të drejtësisë dhe reforma

516
Prej më shumë se një viti, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme, janë futur në një zinxhirë të pashpresë. Mungesa e institucioneve të reja të drejtësisë, miratuar në Kuvend verën e shkuar dhe që deri tani nuk kanë mundur të ngrihen, ka bërë që gjykatat të vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore, Këshilli i Drejtësisë të mos marrë vendimet e duhura dhe po e njëjta gjë të bëhet edhe për prokurorinë. Nga ana tjetër, politika është mbërthyer në debate. Pika kyçe është organi i hetimit, që sipas opozitës po tentohet të kapet nga qeveria Rama, për të mbyllur çështje të nxehta. I vetmi organ që ka nisur punën për reformën në drejtësi është komisioni i vetingut. Por edhe ky komision, në ditët e para të punës së tij pati probleme me denoncimet e qytetarëve, të cilëve iu kërkua të denonconin gjyqtarët e korruptuar. Fluksi ishte tepër i madh, sa disa ditë pas njoftimit, u detyruan të dilnin me një deklaratë, ku të sqaronin se për çfarë bëhej fjalë në të vërtetë.
Sigal