Ora News/ Denoncimi – Myftaraj: Oligarku tek AMA presion për të mbyllur ‘Ju flet Moska’

946
Sigal

Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme kreun e AMA-s, Gentian Sala, i cili sipas tij po i bën presion televizionit Ora News për të mbyllur emisionin e tij ‘Ju flet Moska’.

Sipas Myftaraj, Sala i bën presion televizionit për tu tërhequr nga çështja për të cilën e ka kallzuar AMA dhe ndodhet në proces gjyqësor.

Për Myftaraj, oligarku i AMA-s ka marrë një mision të vështirë, teksa e paralajmëroi se bashkë do të shihen në gjyq.

Myftaraj gjithashtu apeloi kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi të shkarkojnë Gentian Salën si Drejtor i AMA.

Myftaraj: Sot do tu flas për një oligark arrogant i cili është prodhuar në institucionet e shtetit shqiptar. Në këtë rast bëhet fjalë për një lloj oligarku që është pasuruar, është bërë i fuqishëm në mënyrë abuzive duke keqpërdorur institucionin që i kanë dhënë të drejtojë madje në një kohë të shkurtër. Faktet që do tu tregoj janë të pabesueshme për mendjen normale të qytetarëve. Është fjala për Drejtorin e një institucioni me të cilin shumica e shqiptarëve nuk kanë të bëjnë, është fjala për Drejtorin e Autoritet të Mediave Audiovizive i njohur ndryshe si AMA, zotin Gentian Sala. Është një person i cili ka një problem të madh me veten e vet, nëse hap CV zyrtare që ka vënë sheh faktin se ka qenë drejtor i Digitalb. Dhe ka arsye sepse ka ardhur në këtë detyrë si polici i Digitalbit dhe i atyre që qëndrojnë pas tij dhe që duhet ta neutralizojnë këtë njeri në lojën që po bën ndryshe goditjen do ta marrin drejtëpërdrejtë ata. Që nga personi që e propozoi e deri tek ata që e inkurajojnë. Sot po përdorim “armë konvercionale”. Po të duan ta vazhdojnë këtë lojë të fatit dhe e kupton mirë ai personi që intimidon gjyqtarët, ai që fiks përdoret si intimidues i gjyqtarëve, do të përdorim dhe “armë bërthamore”.E di mirë ai si shkon loja e fatit, fjala kyç.

Çfarë ka bërë? Pesë ditë para një gjyqi ku televizioni Ora News ndodhet përballë tij për shkak të një kallzimi penal që ka bërë televizioni për shpërdorim detyre ndaj këtij personi ku zotëri i dërgon një paralajmërim për gjobë televizionit që ka lidhje me emisionin tim “Ju flet Moska” në datë 26 ky bën një shkresë për tërheqje vëmendje dhe që vjen ditën e shtunë në televizion njoftimi. Dmth para gjyqit, është formë e hapur presioni. Në atë gjyq ai ishte mbërthyer me fakte dhe prova dhe prokuroria e cila nuk e ka vënë në lëvizje çështjen tani po ballafaqohet në gjykatë me të vërtetën e televizionit që është penalizuar nga AMA. Nuk e mbron dot këtë person megjithëse ka marrë rolin badigardit juridik të këtij personi.

Arsyeja që e kam bërë temë të emisionit këtë çështje është se ky zotëria përdor si shkak emisionin tim për ti tërhequr vëmendjen televizionit Ora News dhe që në fakt e bën për presion. Ky zotëria merret me një emisionin në të cilin me 16 tetor jam marrë me Drejtorin e KESH, Agron Hetoja, i cili bën tendera abuzivë. I blen rrotat e makinës më shtrenjtë se makina, kuzhinetat e 5 turbinave të Hidrocentralit të Vaut të Dejës i blen me një tender që cakton 10 mln euro dhe 8.5 mln euro. Edhe firma e huaj thotë se kaq shumë sapo na jepni ju nuk mund të marrim se andej nga jemi na i quajnë rekorde të këqia. Ky ma quan mua fyerje, gjuhë të papranueshme në media që kam thënë që Agron Hetoja është njeri pa CV, ka punuar PRJQ dhe nuk ka asnjë lidhje me KESH. Faktikisht ka mbaruar për Ekonomi Agrare shkollën në Kamëz. Në këtë vend ka shumë inxhinierë elektrike të specializuar që mund të punojnë në drejtimin e KESH dhe që e njohin shumë mirë sektorin por jo do të jetë ky sepse vetëm ky mund të ketë kurajon ti blejë kuzhinetat e 5 turbinave 10 milion euro. Dhe çfarë fyerje ka këtu? Çfarë gjuhe duhet të flasim ne kur ky në CV nuk e shënon që ka bërë shkollë për Ekonomi Agrare.

Ku është fyerja? Po ironia më e madhe na del kur ky zotëria e quan si gjuhë të papranueshme kur unë shprehem për njëfarë Mehmet Krasniqi, për një njeri që nuk nxjerr fotografinë në internet në asnjë vend, as në faqen e firmës nuk i gjendet fotografia, një aventurier nga Peja. Një person që fiton punë si nënkontraktor në Shqipëri dhe nuk nxjerr një fotografi të identifikohet, një CV se kush është, çfarë emrash të tjerë mund tu gjejmë këtyre njerëzve? Çfarë duan këta, policinë sovjetike të mendimit duan të ndërtojnë këtu? Kjo është tamam ‘Ju flet Moska’, flet Moska në gjuhën e AMA-s. Jam shumë i indinjuar vërtet dhe po i paralajmëroj ata persona që e inkurajonë të bëjë rolin e policisë sovjetike të mendimit: Do përdoren “armë bërthamore”. Mos na detyroni të bëjmë gjëra që nuk i mbron dot ajo hirushja e Ambasadaës iraniane tek AMA, edhe SHISH do ti çojmë njoftim. Sa para është paguar hiorushja e Komisionit të Ankesave nga Ambasada iraniane? Me fakte të gjitha. Është rrogëtare e Ambasadës iraniane ajo. Në kohën që Irani bën projekt bërthamor dhe SHBA i vënë sanksione, hirushja e Ambasdadës iraniane bëhet kryetare e Komsionit të Ankesave tek AMA.

Do të merremi me të gjitha, kemi dokumenta të plota. Nëse ky Mehmet Krasniqi udhëton në Gjermani me këtë, ku është gjuha fyese këtu? E ka nënkontraktor, mik të afërt, rrinë bashkë, udhëtojnë. Për qefe thonë, këta. Po pse i ka djegur këtij, për qejf mund të jetë dhe një ndeshje futbolli.Si e ka dekriptuar fjalën qejf ky? Apo që ky tjetri merret me feliksën e Haburgut, ka njohje ky Mehmeti. Ç’punë ka që ankohet Hetoja, Mehmeti mund të ankohet vetë. Por Mehmeti ka një hall të madh, ja njoh hallin Mehmetit, nuk do të shfaqe fytyrën dhe përdor Agron Hetonë. AMA pranon ankesën e Agron Hetosë në emër të Mehmetit që nuk shfaqet fare. Kjo tregon se është vegël e Mehmetit, nuk ka si ta tregojë më mirë. Nuk mbrohen dot me anë të AMA-s këta dhe ky Gentian Sala ka marrë një detyrë të vështirë për ti mbrojtur këta njerëz kështu, e ka gabim. Ky zotëria është një oligark i cili me një pagë mujore 10 milion lekë të vjetra apo 740 euro vetëm brenda një viti kur mori detyrën ky deklaron një pasuri të jashtëzakonshme që e ka fituar dhe nuk e kishte. Deklaron se zotëron një aparartament në zonën e ish-Bllokut, 4700 metra tokë ka në Krujë, sapo vihet në krye të AMA-s ky zotëria na i bëjnë dhuratë një orë luksoze, të shtrenjtë 19 mijë dollarë. Tahi e ka hequr orën, e fsheh. Kur dihet që me ligj duhet të deklarohet lloji i dhuratës, vlera, identiteti i personi që e ka bërë. Thotë se e ka dhuratë ky. Pasuria në vitin e parë në detyrë kur të ardhurat e deklaruara ishin vetëm 17280 euro është marramendëse, 160 e ca mijë euro.

Në 5 shkurt 2016, bashkëshortja e tij ka deklaruar një apartament 217.5 metra katrorë në rezidencën Platea.Kur firma ishte 600 metrin katrorë, ajo thotë 400. Bashkëshortja 27 vjeçe 700 euro në muaj e ka pagën, Dorela Sala,  vlera e vërtetë e apartamentit është 130 500 euro, plus 10 mijë euro parkinget. Se nga vinë këto të ardhura? Deklaron kjo dhe të ardhura cash 12 mln lekë si dhe 38 mijë euro bizhuteri.Po ta përdorim fjalën qejf tek bizhuteritë sipas fjalorit të gjuhës shqipe, jo dekriptimit, do na e quajë fyese ky zotëria?Bizhuteritë për qejf janë tani. Çdo fundjavë udhëton jashtë vendit ky zotëria, udhëtime të jashtëzakonshme, të pafundme, sidomos shkon në Romë, Vjenë, Turqi dhe Milano. Pse këtej i paska punët AMA, në Turqinë e Erdoganit mësojnë këta për median e lirë apo Milanon e sfilatave të modës dhe Romë? Vjena dihet, u pëlqen shumë për ato bankat dhe gjërat e tjera. Po të themi qejfe fillon dhe nervozohet ky. Ky zotëria i bën tani presion indirekt gjyqtarit të çështjes Sokol Pasho, i bën indirekt presione anë të armëve mediatike të Digitalb. Ky zotëria në bashkëpunim me Drejtorin e Digitalb kërkojnë të intimidojnë gjyqtarin, ta trembin, i bëj thirrje zotit Sokol Pashio të mos intimidohet, të mos trembet nga këta njerëz, të gjykojë me drejtësi dhe të mos bëhet pa dashje dhe pa dëshirën tonë pjesë e shënjestrës së tyre se këta janë shënjestër si oligarkë. Kanë hyrë në një lojë fati shumë të vështirë, nuk kanë fat në këtë lojë. Ta dijë dhe ai oligarku i lojërave të fatit që hedh gurin dhe fsheh dorën. Lojë shumë e vështirë kjo. Kjo është çështje me intreres publik sepse ky oligark në kaq pak kohë ka zaptuar një institucion publik të rëndësishëm dhe kërkon të bëhet kryepolici i mediave, kryecensori i madiave.

Me këtë oligark do të përballemi në gjykatë, edhe në prokurori. I bëj thirrje kryeministrit Rama që ta heqë këtë njeri, bashkë me Gramoz Ruçin që e propozoi në nëntor 2014. Ta largojnë këtë person, sepse eshte demaskuar, sepse është diskretituar, sepse pasuria e këtij personi në një ekuacion kurioz përbën 20% të vlerës të shpenzimeve me tendera, me të gjitha, me restaurime ndërtese që ka bërë AMA. 20% përbën pasuria e tij, i cili nuk e justifikon dot. Secili e nxjerr vet përfundimin këtu se si ka dalë kjo pasuri e pajustifikuar, për të cilin i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë, i bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të hetojë, i bëj thirrje Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive të merret me këtë njeri. Me këtë oligark do të merrem në vazhdimësi.

LINK : http://www.oranews.tv/vendi/kastriot-myftaraj-oligarku-tek-ama/