Ora 12:00 – “Balili” Nishani mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

477
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë sot në orën 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për të diskutuar për përgjegjësinë institucionale për mos arrestimin e Klement Balilit dhe për situatën e krimit në vend.
Ora 11: 47 Meta mbërrin në Presidencë
11
Në këtë mbledhje nuk do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Kosovë. Një ditë më para Presidenca refuzoi të pranojë autorizimin e zv/kryeministrit Peleshi për të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Presidenca arsyetonte se nuk ka asnjë arsye objektive që kreu i ekzekutivit të mungojë në këtë mbledhje.
Kërkesa për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është bërë pak ditë më parë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Sigal