Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi nënkryetarja e komisionit të ekonomisë ka akuzuar ministrin Ahmetaj, se ka falsifikuar shifrat e borxhit publik. Sipas saj, rritja e taksave do të thellojë varfërinë në Shqipëri.

“Kjo qeveri do të mbahet mend për shumë gjëra, por sigurisht që në krye të listës është dhe megalomania dhe paturpësia për të tjetërsuar shifrat e financave publike. I mbetur gafil sot Ahmetaj vazhdoi të prodhojë gënjeshtra të denja për manualin e gënjeshtrave të Republikës së Rilindjes. Për hir të bizneseve që mbyllin dyert, familjeve që varfërohen, investitorëve të huaj që largohen, fermerëve që hedhin produktet dhe studentëve që sot protestojnë po ju parashtroj disa argumente dhe të dhëna që janë publike për cilindo:

a. Borxhi Publik 83%

 

b. Investimet e Huaja 51% TAP dhe Devoll

 

c. Detyrimet e Prapambetura 200 milionë euro

 

d. Rritja e Taksave dhe të Ardhurat në Buxhet – 1,9 miliardë në 5 vite

 

e. Rritja e Varfërisë