Opozita nis sot mosbindjen civile, bllokohet autostrada në Vorë

534
Opozita nis sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku pritet të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.Nga ora 10:00-13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.
Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin. Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.
Sigal