Opozita ngul këmbë të flasë për ekstradimin e Seitit, Ruçi përjashton Spahon

432
Pasi opozita ka ngulur këmbë në Kuvend të marrë fjalën për ekstradimin e Nazar Seitit, financiarit të Habilajve, dhe ka bllokuar foltoren e Kuvendit, kryetari Gramoz Ruçi ka vendosur të përjashtojë kryetarin e Grupit të PD, Edmond Spahon një ditë nga punimet e Kuvendit, nga seanca plenare dhe komisionet.
Deputeët e opozitës i kanë bërë thirrje Ruçit t’i japë fjalën Spahos, por ai ka ngulur këmbë të vazhdojë me rendin e ditës dhe u ka kujtuar se nëse edhe pas tërheqjes së vëmendjes, deputeti e mban të zënë foltoren mbi 2 minuta, sipas nenit 65, masa disiplinore e përjashtimit nga seaca e sotshme bashkë me disa sanksione financiare.
Sigal