Opozita në grackën e PD-së për mandatet

424
Sigal

PD-ja nuk dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor, pardje ankimimin e saj për ndarjen e mandateve, kështu  që në bazë të ligjit të Kodit Zgjedhor, mbetet në fuqi ndarja që është, e zgjedhjeve të fundit të 2009-s. PD-ja, zgjodhi që në fillim një taktikë me dy objektiva për një qëllim të njëjtë. E para, ndryshimet e Kodit Zgjedhor i kërkoi PS-ja dhe PD-ja ndoqi taktikën, që nuk ishte e kënaqur nga Kodi Zgjedhor, ndaj kërkoi rishpërndarjen e mandateve. Ai projekt u rrëzua nga PS-ja dhe PD-ja, me zgjuarsi nuk zgjodhi rrugën e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, duke përfituar nga Kodi, që të mbetet në fuqi ndarja e zgjedhjeve të 2009-s, sipas së cilës , favorizohet ajo, duke mbetur në fuqi mandati i katërt i Kukësit. Kështu, që ia arriti qëllimit, duke zgjedhur taktikën e kundërshtive, duke i lënë PS-së dopio gjashtën në dorë. Derisa PS-ja e kontestoi Kodin e mëparshëm Zgjedhor, PD-ja me taktikën e saj politike, dha të kuptohej se ajo është e pakënaqur me këtë Kod të ri dhe , meqë nuk u arrit konsensusi i cilësuar në KQZ, (ndryshimi thelbësor i Kodit të ri Zgjedhor, i kërkuar nga PS-ja), mbetet ndarja e deputetëve, siç ishte. PS-ja u gjend e papërgatitur taktikisht, sepse nuk mjaftoi që të kundërshtonte projektin e paraqitur nga KQZ-ja për rishpërndarjen e mandateve, por duhet të zgjidhte edhe cila zgjidhje do t’i interesonte. PD-ja, me taktikën e saj, dëshmoi që PS-ja e kundërshtoi projektin, procedurat u ndoqën në përputhje me ligjin, konsensusi me votë të cilësuar nuk u arrit, kështu që mbetet ndarja në fuqi, ku PD-ja arrin të marrë atë që kërkoi. Mandatin e katërt në Kukës. PS-ja ishte përgatitur taktikisht për rishqyrtim në KQZ. PD-ja bëri vetëm zhurmën dhe la përshtypjen se do të ankohej, duke e vënë PS-në në gjumë e të mos kërkonte zgjidhje të tjera, veç pritshmërisë. PD-ja nuk u ankua, pasi nuk i intereson dhe  në bazë të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja nuk është e detyruar ta rishqyrtojë rishpërndarjen e mandateve, derisa palët politike nuk u ankimuan në Kolegjin Zgjedhor. Kukësi, edhe kështu, e ka mandatin e katërt, në bazë të ndarjeve të zgjedhjeve të 2009-s.

Skadoi afati i ankimimit për rishpërndarjen e mandateve të deputetëve. PD-ja pajtohet me ndarjen e 2009-s

 Eridian Salianji: “ KQZ-ja duhet të shqyrtojë sërish, smund të kemi mandatet e 2009-s”

 Vendimi i PD-së për të mos e vënë në lëvizje Kolegjin Zgjedhor krijon një situatë të paqartë lidhur me çështjen e ndarjes së mandateve për zgjedhjet e 2013-ës.

Të hënën skadoi afati 30 ditor që Kodi ka parashikuar për t’iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor dhe PD-ja ndryshe nga sa kishte paralajmëruar nuk e ankimoi vendimin për ndarjen e mandateve. Sipas maxhorancës në këtë situate mbetet në fuqi ndarja ekzistuese, ku Kukësi ka 4 mandate deputetesh dhe Berati 8 të tilla, ndërkohë që sipas PS-së, KQZ-ja ka detyrimin të marrë edhe njëherë në shqyrtim vendimin në fjalë.

Përfaqësuesi  ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji në një prononcim për “Telegraf” u shpreh: “ Kolegji Zgjedhor nuk ka asnjë kompetencë ligjore që të vendosë për rishpërndarjen e mandateve. Kështu që KQZ-ja duhet ta rishqyrtojë edhe një herë rishpërndarjen e mandateve, në saj të detyrimit ligjor që ka në bazë të ligjit të Kodit Zgjedhor. Nuk mund të vemi në zgjedhje me ndarjen e mandateve të 2009-s, pasi ka ndryshuar popullsia nëpër qarqe. Por, nga ana tjetër, që të kemi transparencë, ministria e Brendshme duhet që të sjellë argumentat e kërkuara për ndryshimin e popullsisë”. Ish kreu i KQZ Kristaq Kume gjykon, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili një muaj më parë nuk mori dot vendim për këtë çështje duhet ta shqyrtojë sërish ndarjen e mandateve dhe me konsensus të miratoje vendimin, që kërkon shumicë të cilësuar. Por sipas Kumes në rast se palet nuk arrijnë të gjejnë kompromis për shkak të mandateve në qarkun e Kukësit atëherë Kodi Zgjedhor parashikon që në zgjedhje mund të shkohet me ndarjen e vjetër të 2009-ës. Të hënën skadoi afati 30 ditor që Kodi ka parashikuar për t’iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor dhe PD-ja ndryshe nga sa kishte paralajmëruar nuk e ankimoi vendimin për ndarjen e mandateve. Sipas maxhorancës në këtë situate mbetet në fuqi ndarja ekzistuese, ku Kukësi ka 4 mandate deputetesh dhe Berati 8 të tilla, ndërkohë që sipas PS-së, KQZ-ja ka detyrimin të marrë edhe njëherë në shqyrtim vendimin në fjalë.