Opozita mbyll protestën, Paloka: Rama ik, shporru, shqiptarët nuk të duan më

459
Sigal

Opozita ka mbyllur protestën e tetë para Parlamentit. E sotmja zgjati rreth tre orë dhe u dominua nga parullat dhe pankartat ironizuese të të rinjve të FRPD dhe LRI. Një pjesë e mirë e protestuesve ishin edhe studentë. Objekt i talljeve të mesazheve të tyre ishte kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë.

Nuk munguan as “ngacmimet” me policinë në hyrje të Parlamentit, por në tërësinë e saj protesta nuk pati incidente dhe u zhvillua paqësisht.

Protesta u mbyll me fjalimin e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, në mungesë të kryedemokratit Lulzim Basha i cili ndodhet në Berlin në takime me CDU-në.

Në fjalimin drejtuar protestuesve nga selia blu, Edi Paloka u shpreh se protestat nuk do ndalen derisa Edi Rama të shporret, tha ai.

“Urrejtja e shqiptarëve do ta mbysë një ditë Edi Ramën. Sot protestën e drejtuan studentët, ishin ata balli dhe zemra e protestës sot.

Rama ik, shporru, shqiptarët nuk të duan më”, u shpreh Paloka, ndërsa i ftoi protestuesit në datën 13 prill para Kryeministrisë në protestën kombëtare.