Opozita kërkon hetimin e mnistrit Lleshaj për gazin helmues

112

PD kërkon hetimin e ministrit Lleshaj dhe 3 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit

 

PD-ja i ka bërë apel prokurorisë dhe i ka kërkuar që të hetojë ministrin Lleshaj dhe 3 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit drejtorit të Policisë së Shtetit, Veliu, atij të Tiranës, Reban Jaupi dhe shefit të FNSH-së, Arben Baro. për përdorimin e gazit helmues kundër qytetarëve, si edhe për dhunën që përdorën policët kundër sekretarit Organizativ të PD-së në protestën e 11 majit përpara Parlamentit. Ish-deputeti Alibeaj, dje, në deklaratën publike, ndër të tjera theksoi se Sandër Lleshaj, ky mbeturinë e tranzicionit shqiptar do të mbajë përgjegjësi personale për urdhrat e paligjshëm që i ka dhënë policisë për goditjen e qytetarëve me gaz helmues luftarak dhe për përdorimin e dhunës fizike kundër protestuesve paqësorë. Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme.