Opozita i dha kohë mjaftueshëm/ Shehi: Rama e menaxhoi krizën me propagandë

546
Sigal

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka pasur kritika për mënyrën se si qeveria e ka menaxhuar periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit, por me binje të plotë thotë se opozita e ka kryer punën e saj. I ftuar në një studio televizive Shehi tha se qëndrimi i opozitës që nga 26 nëntori dhe ditët në vijim ka qenë i përqëndruar në tre shtylla kryesore që janë: Solidariteti, tërheqja nga aksioni opozitar dhe kontributi në rrafshin e ekspertëve.

“Nuk është se kemi marrë një vendim, jep një opinion politik dhe kjo do jetë linja e përgjithshme e jona. Opozita duhet të mbaj një rol solidar, të jap disa zgjedhje të natyrës politike, siç i kemi bërë për çështjet ekonomike. Kush duhet të jenë prioritetet, që a duhet të merremi direkt me rindërtimin apo ato që janë emergjencat publike. Një i natyrë politike, jemi tërhequr nga aksioni opozitar për t’i dhënë kohë dhe qetësi, e dyta solidariteti human dhe e treta jemi munduar të ofrojmë kontributin tonë për dijet që kemi për të përballuar situatën e tërmetit”, tha Shehi.

Ai e ka përshkruar të gjithë mënyrën e menaxhimit të periudhës post tërmet nga Rama me një fjalë: Propagandë.

Fill pas lajmin se dosja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Gjykatë, reagimi i parë ka ardhur nga aleati i tij, Dashamir Shehi. Ai tha se është i bindur se këtu nuk ka të bëjë aspak me lobimin rus, teksa e cilësoi si një sajesë kot.

“Një sajesë e kot dhe do dalë bosh. Nuk është lobim rus, një kompani që ka bërë lobimin ka pasur bashkëpronarë një rus. Lobim rus këtu nuk ka. nuk ka deklarim pasurie, që është e dënueshme, por vetëm lobim rus nuk ka. Ai ka qenë hamall parash, transportues jo lobues. Unë besoj që nuk ka çuar asnjë lekë, por kjo është çështje tjetër. Nuk ka lobim rus”, tha Shehi.