“Opozita hap panik’, Basha i përgjigjet Ramës: Je çoroditur komplet

537
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat reagoi lidhur me deklaratën e kreut të qeverisë për TVSH e bizneseve të vogla.
Pas reagimit të këtij të fundit në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Basha i kthehu një përgjigje Ramës, pasi sipas tij opozita po hap panik kot. Pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD-së, mes të tjerash Basha tha se kreu i qeverisë është i çoroditur.
“Dua të jap një përgjigje për çështjen e TVSH dhe çoroditjen totale. Ai nuk di se ca thotë. I referohet statusit të një deputeti që e ka çoroditur akoma më shumë. Ku është ndihma këtu për oligarkët? Oligarkët për ta është që të vendosa barrën e TVSH tek ata që mbajnë frymën gjallë. Trego se sa kontribuojnë oligarkët që rri nga mëngjesi deri në darkë”, tha Basha.
Sigal