Opozita e mazhoranca përplasen për vendoret: Cënojnë sistemin

450
Sigal

Mazhoranca dhe opozita përplasen mes tyre për ndryshimet që do t’i bëhen ligjit për pushtetin vendor në vigjilje të zgjedhjeve të qershorit. Opozita e ka cilësuar projekligjin e sjellë nga qeveria si një arnim ligjor që bëhet për hartën territoriale, draft i cili ndryshe nga ç’thotë mazhoranca do të prekë drejtpërdrejtë Kodin Zgjedhor.
 
Po Ministri i Cështjeve Vendore, Bledi Çuçi tha se mazhoranca nuk do të prekë sistemin zgjedhor pa opozitën. Nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi tha se ndryshimet do të prodhojnë komisarë politikë që do të emërojnë të gjithë organigramën e bashkive.

Nuk mbeti pa u debatuar dhe situatën e përmbytjeve në jug të vendit. Opozita kërkoi që për fazën e dytë të reformës administrtativo territoriale, atë të decentralizimit të pushtetit vendor të thirreshin në seancë publike grupet e interesit, propozim që u pranua nga mazhoranca. Më 21 qershor shqiptarët do të votojnë vetëm për kreun e bashkisë ndërsa drejtuesit e njësive vendore do të emërohen.