Opozita e Bashkuar/ Zbardhen 8 pikat kryesore të platformës së bashkëpunimit. Kërkohet qeveri tranzitore për zgjedhje të lira

510
Sigal

Zbardhen tetë pikat kryesore të platformës së opozitës. Kërkohet Qeveri Tranzitore

Opozita e Bashkuar ka hartuar një platformë bashkëpunimi, e cila institucionalizon koalicionin opozitar për zgjedhjet e ardhshme

Partitë parlamentare të opozitës kanë rënë dakord për një platformë bashkëpunimi, e cila institucionalizon koalicionin opozitar për zgjedhjet e ardhshme.

Marrëveshja politike e Opozitës

Ne Opozita e Bashkuar, angazhohemi në një marrëdhënie politike dhe elektorale e cila do të garantojë mundësi për çdo individ dhe parti politike për t’u bërë pjesë e këtij transformimi të rëndësishëm kombëtar, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve të kësaj Platforme Bashkëpunimi. Platforma e Bashkëpunimit bëhet efektive menjëherë dhe fillon zbatimin pas miratimit të saj nga organet statutore përgjegjëse të partive politike nënshkruese, sipas Statutit të tyre. Partitë nënshkruese njoftojnë njëra-tjetrën për miratimin e saj nga organet statutore përgjegjëse.

Platforma është e ngritur në 4 shtylla kryesore

Përveç krijimit të koalicionit, partitë bien dakord se Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore, e cila duhet të ketë mandat për 4 çështje kyçe. Partitë parlamentare të opozitës kanë rënë dakord për një platformë bashkëpunimi, e cila institucionalizon koalicionin opozitar për zgjedhjet e ardhshme. Platforma është e ngritur në 4 shtylla kryesore. Përveç krijimit të koalicionit, partitë bien dakord se Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore, e cila duhet të ketë mandat për 4 çështje kyçe:

  1. Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare;
  2. Krijimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamentare dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni i lartë shtetëror; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, presionit mbi median, si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje;
  3. Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike;
  4. Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.

Duke rikonfirmuar vullnetin se Integrimi Evropian është prioritet kombëtar, koalicioni i opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet këtë prioritet. Partitë e koalicionit opozitar po kështu shprehin vendosmërinë për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit. Hapi i ardhshëm pas dakordësisë me partitë parlamentare të opozitës është përfshirja në këtë marrëveshje e të gjitha partive të koalicionit opozitar që janë aktualisht pa përfaqësim parlamentar.

Basha: Do anulojmë PPP, askush s’do marrë tenderë pa studim

Në një takim me biznesin në Vlorë ku shpalosi 5 Prioritet e PD për zhvillimin e e ekonominë, kryedemokrati Basha u shpreh se objektivi numër një do të jetë punësimi. Basha tha se të gjitha kontratat e 2.9 miliardë euro PPP dhe koncesione të 5 individëve dhe korporatave të tyre, do të anulohen dhe çdo cent publik, do të rikthehet tek arka e shtetit. “Nuk mundet askush, sado kohë të ketë qenë në paradhomat e PD dhe tani në paradhomat e PS, të marrin tenderë nga 200-300 milionë euro pa studim fizibiliteti.”- theksoi kryedemokrati Basha, ndërsa renditi tre shtylla kryesore të PD për të ringjalljen e ekonomisë. Ne kemi një vizion i cili përbëhet nga 3 shtylla kryesore: Çlirimi i tregut nga monopolet, oligarkia dhe korrupsioni. Një politikë fiskale, e cila do të nxisë prodhimin dhe punësimin si objektivi ynë numër një. Orientimi nga prioritet e ekonomisë shqiptare. Për të parën kemi propozuar platformën tonë antimafia për oligarkinë. Nuk mundet askush, sado kohë të ketë qenë në paradhomat e Partisë Demokratike dhe tani në paradhomat e PS, të vijë dhe të marrë tenderë nga 200-300 milionë euro pa studim fizibiliteti, pas asgjë fare. 5 individë dhe korporatat e tyre kanë lidhur sot duart e buxhetit të shtetit me 2.9 miliardë euro PPP, që nuk e dimë çfarë vlere do t’i sjellin ekonomisë. Të gjitha këto kontrata do të anulohen dhe çdo cent publik, që janë paratë tuaja, që kanë ndërruar duar, do të rikthehet tek arka e shtetit. Ne do t’u japim fund këtyre praktikave. Biznesi nën 140 milionë lekë të vjetra do të futet në fashën e biznesit të vogël dhe do të hiqet nga TVSH. Askush nuk përfiton, as biznesi i madh. Nën 140 milionë lekë të vjetra, biznesi i vogël do të tatohet me 0.5 % të xhiros vjetore. Shlyerja e këtij detyrimi do të njihet përmes pullës fiskale dhe i gjithë detyrimi do t’i shkojë pushtetit vendor, i cili nuk do të ketë të drejtë të vendosë asnjë taksë tjetër përveç kësaj tek biznesi i vogël. Uljen me 300 lekë të çmimit të karburantit, eliminimin e taksës “Rama” mbi karburantin, që siç e dini është shtimi në dy këste i taksës së qarkullimit dhe çmimin e energjisë do ta trajtojmë me tre fasho, 20% ulje për biznesin e vogël, 30-40 % ulje për biznesin prodhues dhe fasha e tretë do të jetë për konsumatorët.