Opozita e Bashkuar mblidhet në selinë e PD-së, ja çështjet që po diskutohen nga aleatët

712
Sigal

Në Selinë e Partisë Demokratike po mbahet në këto momente një takim me aleatët.

Prezentë në këtë takim janë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ai i PAA-së, Agron duka, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi si dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Nga burime brenda mbledhjes mësohet se janë të paktën dy teza po diskutohen me krerët e partive opozitare. Çështja e parë ka të bëjë me strategjinë që do të ndjekë opozita pas vendimit që mori Brukseli kundër çeljes së negociatave dhe çështja e dytë, një dokument që po harton PD-për reformën zgjedhore.

Kreu i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha i ka kërkuar sot kryeministrit Rama të japë dorëheqjen pas dështimit të radhës së hapjes së negociatave