Sigal

Dy partitë kryesore opozitare, PD dhe LSI, i kanë kërkuar kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruçit, të mos përfshijë në seancën e së enjtes ligjin për teatrin.

Në një letër të përbahkët të dy kryetarëve të grupeve parlamentare, Edmon Spaho dhe Petrit Vasili, opozita e bashkuar ka argumentuar se miratimi i ligjit shkel kushtetutën.

“Miratimi i Ligjit për Teatrin është antikushtetues. Dekreti i presidentit rrëzon ligjin në tërësi dhe votimi i djeshëm është atentat kushtetues. Maxhoranca juaj ka dhunuar kushtetutën, ndërkohë që gjykata Kushteuese është jashtë funksionit, mbroni ligjin. Kuvendi duhet të votojë vetëm pro dekretit të presidentit.”

Letra e opozitës vë në dukje se, në kushtet kur Komisioni përgjegjës pranoi dekretin, i vetmi veprim që duhet të kryejë Kuvendi në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren është votimi pro i dekretit dhe kthimi i ligjit mbrapsht.