Sigal

TIRANE – Pas braktisjes së Kuvendit nga ana e opozitës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i akuzoi se kërkesa e komisionierit Johannes Hahn për mosbojkotim të seancës po bie në vesh të shurdhër.

“Thirrja ime është që për hir të një procesi dialogu të rëndësishëm me një pjesë të rëndësishme të opozitës të shtyhen për seancën e datës 23.

Do kishte qenë mirë që opozita dhe kryetari i grupit të saj, kur bëjnë një kërkesë duhet të respektojnë dhe përgjigjen. Opozita vetëm dy ditë pas vizitës së komisionerit Hahn në Shqipëri, i cili i kërkoi që të mos bojkotojnë parlamentin, ata i përgjigjen me të njëjtën gjuhë” tha Balla.

Pas kërkesës së Edmond Spahos për të kthyer ligjin e Teatrit Kombëtar, kreu i grupit të PS, tha se barra e asaj që ndodhi i bie përsëri opozitës për rrengu që iu bë deputetit Bitri.

“Lidhur me pretendimin pse deputeti Bitri ka votuar me kartën e aksidesit të Tavos, por mendoj që kjo është sqaruar. Dhe nëse ka një faj, i takon vetëm deputetëve të opozitës, që u munduan të bëjnë një rreng ndaj një deputeti që ka qenë i asaj partie, por prej pak kohësh është deklaruar si deputet i pavaruar,” tha Balla.

Kreu i grupit të PS tha se do të shtyhet dhe votimi i dy ligjeve që duan shumicë të cilësuar votash siç janë Kodi Rrugor dhe ligji i Magjistraturës.

Balla shkoi më tej duke i bërë një ftesë të hapur LSI-së për të votuar së bashku ligjin.

“Kemi një ligj të rëndësishëm për të diskutuar sot në parlament, për të votuar 15 djem e vajza në magjistraturë për të vazhduar karrierën e tyre në drejtësi. Se do jenë këta magjistratë të rinj që do plotësojnë vendet vakante të atyre gjykatësve që ka përjashtuar Vettingu,” u shpreh ai.