Opozita braktis seancën parlamentare, Spaho: Pa Tahirin në burg s’ka integrim

472
Deputetet e opozitës hynë sot në sallën e Kuvendit pesë minuta pasi kryeparlamentari Gramoz Ruçi e hapi seancën.
Megjithatë duket se nuk do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në parlament sot. I vetmi që foli nga ana e opozitës ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.
“Tahiri edhri para një jave që të mbronte mandatin. Sot i bëri presion prapë, që po bëj sikur po jap dorëheqejen. Kur janë të përzier kaq shumë, kryeministri, ish-ministri, ministri, nuk ka si të ndodhë që ju ta jepni Tahirin tek drejtësia. Se jeni të interesuar të mbroni Ramën. Se të ishte për Tahirin e kishit bërë kurban me kohë, por ai mblodhi aq dosje sa t’ju kishte në dorë,” tha Braho.
Pasi fjalën e mori kryeministri Edi Rama, deputetët e opozitës u larguan nga salla. Mësohet se kryetari Lulzim Basha ndodhet jashtë vendit.
Kujtojmë se seancën e kaluar demokratët u larguan pasi foli kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha filmoi ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, që kthehej në Kuvend pas 6 muajsh mungesë.
Demokratët thanë se nuk mund të qëndronin në një sallë me një ish-ministër që sipas tyre, duhet të përfundojë në burg, për ato që i quajnë lidhje të tij me klanin e drogës së vëllezërve Habilaj.
Sigal