Opozita braktis Kuvendin, largohet pa votuar “Vettingun”

476
Opozita ka braktisur sallën e Kuvendit, ku po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për ligjin e vettingut. Opozitarët janë larguar, duke mos u bërë pjesë e votimit të këtij ligji. Eduard Halimi, deputet i Partisë Demokratike, i ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit mazhorancës që të zbatojë me përpikmëri Kushtetutën e miratuar me konsensus më 22 Korrik përsa i përket projekt-ligjit të Vettingut. Në emër të PD, Halimi tha se projektiligji i Vettingut është ndryshuar nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme.
“Zbatimi i përpiktë i Kushtetutës i 22 korrikut duhet të jetë e vetmja linjë. Vettingu bazuar në rekomandimin e Venecias që mbante larg pushtetin dhe drejtësinë nga ky proces. Vettingu sipas Rilindjes përfshinte test psikologjik të bërë vetëm në Ukrainë dhe në Serbi dhe ky është model socialist. Këtë test e bën me gjyqtarët duke larguar gjyqtarët nga sistemi i drejtësisë dhe duke vendosur ministrat e PS, deputetët e PS, zv/ministrat e PS”, tha Halimi.
Sipas Halimit, Partia Socialiste ka kapur gjyqtarët aktualë nëpër Gjykata, ndryshe nga sa pretendon selia rozë. “Këto tre vjet ishin njerëzit e botës së krimit të liruar nga kjo drejtësi që u pasuruan pasi lidhën kontratën e krimit me politikën. Krimi u ul në administratë dhe sot merr vendime për gjyqtarët.Kjo është historia e dështimit të këtij vendi, mbi të gjitha e Qeverisë”.-tha deputeti demokrat.
Sigal