Opozita braktis Kuvendin/ Berisha akuza Leskajt, Ballës dhe Lutajt

422
Partia Demokratike ka dalë sërish nga Kuvendi pasi kërkon më parë miratimin e propozimit të saj për nxjerrjen jashtë këtij institucioni të Armando Prengës. Pas fjalës së Palokës, i cili mbajti qëndrimin e opozitës, Berisha akuzoi ashpër Valentina Leskajn, Taulant Ballën dhe Pirro Lutajn.“Unë e konsideroj kryesimin e seancës nga ju madamë lokomotiva një sfidë të hapur që iu i bëni qytetarëve shqiptarë, që ju i bëni ligjit të vendit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinizëm më ekstrem sesa për ju që keni marrë për djalin tuaj hekurudhën, të kryesoni tani seancën. Nuk ka xhest më cinik të Edvin Kristaq Ramës, nuk ka xhest më të papranueshëm për ne si opozitë”, tha Berisha. Pas akuzave të tij, Taulant Balla dhe Pirro Lutaj e kundërshtuan nga vendi, por përgjigjja e Berishës ishte e menjëhershme. “Mbylle gojën trafikant droge (i drejtohet Ballës), mbylle gojën çakall. Ti ish punonjës i sigurimit të ushtrisë (i drejtohet Pirro Lutajt) që terrorizon Mallakastrën, mos mendo se do dalësh mirë”.
Sigal