Opozita braktis komisionet parlamentare, Bogdani: Kjo qeveri ka rënë dhe është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve

547
Braktisja e komisioneve parlamentare nga deputetët e opozitës do të vijojë deri në fund të këtij parlamenti.
Deklarata u bë nga deputeti i PD, Gerti Bogdani.
Ai tha se kjo qeveri ka rënë dhe është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve. Ndërkohë Bogdani tha se seancat parlamentare nuk do të bojkotohen pasi janë e vetmja mënyrë ku opozita mund të thotë fjalën e saj.
Pse braktisët komisionet parlamentare?
Qeveria ka rënë, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kryeministrin për korrupsion, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kolgët e tyre për santazhe politike apo kriminale, në momentin kur Shqipëria ka hapur dyert për trafikun e drogës dhe në momentin kur sot kemi një qeveri jo legjitime, ku hidhet dhe pritet topi se kush do ta arrestojë Balilin, apo i kujt është Balili, ndërkohë që ky është një Balil i vetëm që ka me dhjetra të tjerë që lëvizin lirshëm kjo qeveri nuk është më legjitime dhe si i tillë puna në komisionet parlamentare nuk mund të jetë normale sepse nuk mund të jemi më në një parlament normal dhe prandaj ka qenë vendimi i tillë i grupit parlamentar të PD.
Pra kjo është një braktisje përfundimtare e Parlamentit?
E komisioneve parlamentare po
Është një rrugë që do të shkojë dhe në braktisjen e Parlamentit?
Jo sepse fatkeqësisisht parlamenti dhe foltorja e parlamentit është i vetmi podium sot ku zëri i opozitës mund të dëgjohet. E them fatkeqësisht duke pasur parasysh situatën e mediave në vend ku kemi një formë të re diktature. Nëse në kohën e diktaturës kishte një Televizion dhe një gazetë, sot kemi dhjetra televizione por askush që flet zërin real të qytetarëve shqiptarëve, të gjithë që këndojnë këngën e qeverisë, me ndonjë përjashtim si Ora Neës dhe prandaj dhe mbase i ndëshkuar në çështjen e licencave, kur sot kemi një qeveri që kontrollon mediat, pronarët e mediave dhe një qeveri që po tenton të mbyllë portalet online.
Braktisja e komisioneve është me afat apo e papërcaktuar?
Në këtë moment është e papërcaktuar, por duke qenë se për ne kjo qeveri ka rënë sepse është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve shqiptarë do të jetë deri në fund të këtij parlamenti.
Sigal