Opozita bojkoton këshillin bashkiak, ja pr/vendimet që janë në rend dite

517
Sigal

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës, përfaqësues të opozitës, PD dhe LSI-së po bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak në një akt proteste kundër sjelljes denigruese ndaj qytetarëve nga Erjon Veliaj.

Kryetari i këshilltarëve demokratë Kreshnik Çollaku thotë se asnjë nga këshilltarët nuk do të jetë i pranishëm në sallë, për shkak të sjelljes së paprecedentë të kryetarit bashkisë së Tiranës, fyerjeve raciste dhe përçarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës.

Mbledhja është shtyrë për 30 minuta. Kjo pasi Kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi kërkoi një takim me drejtuesit e grupeve të këshilltarëve bashkiakë.

Ndërkohë jashtë dyerve të bashkisë banorët që preken nga Unaza e Madhe po vijojnë protestën për të disatën herë.
Cfarë parashikohet në rendin e ditës

1.    P/Vendim “Për miratimin e sistemimit të fëmijës, E.S, pranë Qendrës së Zhvillimit Pëllumbat, Tiranë”.

2.    P/Vendim “Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme, për disa familje që banojnë në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë”.

3.    P/Vendim “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.

4.    P/Vendim “Për miratimin e kompensimit ushqimor për fëmijet e familjeve në nevojë në shkollat ku po implementohet projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.

5.  P/Vendim “Për miratimin e dhënies së ambientit në përdorim të Organizatës Shoqërore të Përkrahjes së të Rinjve- ARSIS, me destinacion për Qendër Sociale, në zbatim të projektit “Ngritja e Shërbimeve për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi, neglizhimi, dhuna dhe shfrytëzimi në Tiranë”, nëpërmjet vënies në punë të qendrës multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr.7”.

6.   P/Vendim “Për mbylljen e përkohshme të Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët”.

7.   P/Vendim “Për miratimin në parim të dhënies me qira të sipërfaqes prej 810 (tetëqind e dhjetë) m2, pjesë e pasurisë nr.4/673, zona kadastrale 8330, me emërtimin “Parku i transportit Tiranë”, në pronësi të Bashkisë Tiranë”.

8.    P/Vendim “Për miratimin në parim të dhënies me qira të sipërfaqes prej 810 (tetëqind e dhjetë) m2, pjesë e pasurisë nr.4/673, zona kadastrale 8330, me emërtimin “Parku i transportit Tiranë”, në pronësi të Bashkisë Tiranë”.

9.    P/Vendim “Për dhënien e miratimit për zhvillimin e pronave nr. 1/921, 1/188, 1/922, zona kadastrale 8250, në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe miratimin e marrëveshjes së sipërmarrjes midis Bashkisë Tiranë dhe subjektit “Startek” sh.p.k.

10.  P/Vendim “Për dhënien e pëlqimit për miratimin e akt marrëveshjes paraprake midis Bashkisë Tiranë dhe subjektit “Arlis-Ndërtim” sh.p.k, për ndërtimin e një godine disa katëshe në funksion dhe favor të Bashkisë së Tiranës në shkëmbim te lirimit të ndërtesës në pronësi të Bashkisë së Tiranës të ngritur mbi truall me pronar privat, zona kadastrale 8250, në pronësi të Bashkisë Tiranë”.

11.  P/Vendim “Për disa ndryshime në vendimin nr.132, datë 21.12.2017 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018- 2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018, i ndryshuar”.

12.   P/Vendim “Për miratimin e raportit të pasqyrave financiare të konsoliduara për vitin 2017’’.

13.   P/Vendim “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e zënies së hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës”.

14.   P/Vendim “Për shqyrtimin dhe miratimin e listës së sipërfaqeve të tokave bujqësore të pandara në Njësitë Administrative Zall- Herr, Pezë dhe Shëngjergj të gatshme për t’u dhënë me qira”.

15.   P/Vendim “Për disa ndryshime në vendimin nr.39, datë 23.05.2016 e Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe përcaktimin e stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja (i ndryshuar)”.

16.   P/Vendim “Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të disa pronave të paluajtshme shtetërore, që do të përdoren për ushtrimin e detyrave të saj funksionale në fushën e infrastrukturës”.

17.   P/Vendim “Për miratimin e procedurës së vlerësimit, nxjerrjen jashtë përdorimit dhe asgjesimit të teknikës së transportit në inventar të Bashkisë Tiranë”.

18.   P/Vendim “Për dhënien e miratimit për vendosjen e memorialit të Holokaustit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, Tiranë”.