Opozita 4 dite proteste – Rama shfaqet krah Tahirit: Opozita do të mbrojë gjykatësit killera

484
Një ditë pasi kryeopozitari Basha deklaroi se Rama i kishtë ofruar “kokën” e Tahirit, kreu i qeverisë u shfaq në krah të ministrit të Brendshëm, duke akuzuar opozitën se me bojkotin e Kuvendit, po pengon pastrimin e drejtësisë nga funksionarët e korruptuar. 

Edi Rama: “Si mundet përfaqësues të popullit shqiptar ta braktisin këtë front që është fronti më i rëndësishëm i luftës për të bërë shtet dhe drejtësi duke u mbledhur në çadër dhe duke i thirrur popullit hajde na mbroni ne nga drejtësia dhe mbroni këta gjykatës dhe prokurorë nga vettingu.

Respekt, dhe i sinqertë për çdo njeri të zakonshëm që proteston, por jo për organizatorët e një proteste që bojkotin e Kuvendit e ka instrument për të bllokuar vettingun.

Le të provojnë të kundërtën. Le të vazhdojnë të bojkotojnë parlamentin, dhe le të çojnë atje, tre njerëz duhen për të ngritur Komisionet që populli shqiptar përmes parlamentit dhe me Kushtetutën në dorë të shpëtojë nga kthetrat e këtyre killerave të veshur me toga të zeza. 

Deklaratën Rama e bëri një një aktivitet për promovimin e femrës në polici, teksa u zotua se askush nuk mund ta ndalë këtë qeveri në rrugën për të bërë shtetin e së drejtës.

Ndërkohë, për protestën e opozitës reagoi edhe ministri i Financave, sipas të cilit kërkesa e opozitës për qeveri teknike është një utopi.

Arben Ahmetaj: “Qeveria teknike është një utopi. Ata po genjejnë edhe njerëzit e tyre. Unë ndaj qytetarin demokrat që në të drejtën e vet shpreh cfarëdolloj pakënaqësie, dhe diferencoj grupin, organizatorët që manipulojnë dhe tallen me njerëzit e tyre pasi i ka kap etja e ardhjes në pushtet. Të gjithë jemi për zgjedhje të lira e të ndershme

Ministri Ahmetaj i bëri këto deklarata në një analizën vjetore për përfromancën e ekonomisë për vitin 2016.
Sigal