Operacioni/ Lezhë, sekuestrohen 167 kg kanabis, arrestohet 40-vjeçari

15

Gazeta Telegraf/

Policia e Lezhës ka sekuestruar 167 kilogramë kanabis sativë, ndërsa është arrestuar personi i cili posedonte lëndën narkotike.

“Me datë 28.09.2016, nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me të  Drejtorisë  Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i  shtetasit Marko  Tushaj, 40 vjeç,  banues në Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 167 kg lëndë  e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva“, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga  neni 283/1 i Kodit Penal.