Operacion hetimor për 9 ministra dhe 135 shtetarë

539
Aksioni me përgjimet dhe hetimet, që bëhen në emër të dekriminalizimit të politikës e administratës shtetërore, deri tani është lënë në dorën e shtetarëve, politikanëve e zyrtarëve, për të bërë vetë-deklarimin e figurës së tyre në lidhje me detyrimin ligjor për të rrëfyer vullnetarisht nëse kanë pasur raporte me drejtësinë dhe për çfarë “motivesh”. Ky detyrim ligjor që nuk është zbatuar nga gjithë njerëzit me funksione shtetërore e politike që përcakton ligji i deklariminalizimit, ka zbardhur “njollat” e disa prej zyrtarëve e të zgjedhurve në pushtetin lokal e qendror, të cilët kanë qenë klientë të drejtësisë si të arrestuar, hetuar, dënuar, shoqëruar… 

Por duket se kaq pak zyrtarë e të zgjedhur që kanë vetë-deklaruara “njollat” e tyre të krimit, apo anti-ligjit, nuk janë provë që tregojnë se janë “rrëfyer mëkatet” të gjithë mëkatet dhe prej ët gjithë atyre që kanë në duar drejtimin shtetëror, ekonomik-financiar, politik, legjislativ, shoqëror e administrativ të këtij vendi i cili prej 25 vitesh, në shumë sektorë dhe struktura shtetërore edhe të larta, drejtohet nga individë të të lidhur me botën e krimit të çdo lloji e sidomos me trafiqet, madje edhe me krimin e rrugës! për të zbardhur të plotë profilin e çdo shtetari, zyrtari, drejtuesi administrate e politikani shqiptar nga kreu i shtetit e deri tek drejtori e pushtetari lokal, ka nisur dje një “operacion” tjetër verifikimi, veçse jo nga shteti shqiptar, por nga strukturat e shërbimeve të specializuar ndërkombëtare që hetojnë figurat publike të vendeve ku kjo zbardhje jo vetëm nuk bëhet nga shteti, por edhe fshihet prej tyre! Sipas informacioneve, thuhet se niveli i verifikimit të figurave publike që kanë pushtet, ndikim dhe ligjvënie pushteti në Shqipëri, ka nisur nga “sëra” e lartë e politikës dhe e shtetit shqiptar. 

Shërbimet huaja, në bashkëveprim me struktura speciale e konfidenciale të SHISH që janë “aktivizuar” posaçërisht për këtë shërbim zbulimi profilesh të plota të shtetarëve shqiptarë, ka një specifik të veçantë. Ky hetim ka nisur për aktivitetin që ish-shtetarët kryesorë të cilët janë ende në politikë e funksione publike dhe shtetarët aktualë shqiptarë, për të verifikuar aktivitetin e plotë që ata kanë pasur në periudhën që kanë jetuar jashtë Shqipërisë si emigrantë, si studentë, profesorë e si tregtarë dhe deri si “familjarë”! Sipas burimit të informacionit që disponon gazeta “Telegraf”, specialistë hetimi nga shërbimet e huaja dhe nga SHISH, kanë zbarkuar në ato shtete ku kanë jetuar e punuar shtetarë, politikanë dhe zyrtarë shqiptarë, të rikthyer në Shqipëri e të zgjedhur, ose të emëruar në poste publike! Me listë emërore zyrtarësh, politikanësh e shtetarësh shqiptarë të çdo niveli, grupet e hetimit kanë zbarkuar në Itali, Francë, Gjermani, Austri, Angli, Suedi, SHBA, Australi, Holandë, Spanjë, Kosovë, Belgjikë, Maqedoni, Greqi, Turqi, Rusi, e deri në Serbi dhe Afrikë! 

Ajo që kërkohet rej këtij “operacioni” është gjetja e “pjesëve” të jetës dhe punës që shtetarë e ish-shtetarë të këtyre 25 viteve të cilëve gjenden brenda politikës e administratës publike si drejtues, nuk i kanë rrëfyer në vetë-deklarime! Sipas informacionit, hetimi ka nisur me 9 ministra që kanë ardhur nga jashtë shtetit e ajën vendosur në poste publike, me 456 drejtues administrate, me 51 deputetë, me 213 këshilltarë e 31 drejtues bashke, prefekturash e qarqesh, të cilët kaun jetuar prej disa vitesh me ardhje 0ikje nga Shqipëria sipas kolltukëve që u ofroheshin prej drejtuesve të pushteteve me klientelizëm e nepotizëm, siç ka ndodhur e po vazhdon të ndodh në këto 25 vite,që sa vjen PS e PD në pushtet, të ikurit rikthehen në poste shtetërore e kolltukë deputeti, ndërsa sa ikin PD e PS nga pushteti, ikin edhe ata nga Shqipëria, për t’u rikthyer përsëri në poste sipas rotacionit të pushteteve! Në listën e zbardhjes që do bëhet është edhe kryeministri shqiptar, i cili ka kaluar disa vite në emigracion jashtë Shqipërisë, por janë edhe janë 9 ministra, 52 deputetë, 5 kryetarë partie, 163 drejtorë qendrorë dhe 237 drejtues shtetërorë e të zgjedhur lokalë!
Do të hetohen për veprimtari jashtë Shqipërisë
PS: 31 deputetë
LSI: 7 deputetë
PD: 21 deputetë
PDIU, PR, PAA: 5 deputetë
————————————————–
Cili nga këta qeveritarë do të hetohet si ish-“banorë” dhe si shtetas i huaj”? 
1. Edi RAMA
2. Niko PELESHI
3. Saimir TAHIRI
4. Mimi KODHELI
5. Ditmir BUSHATI
6. Klajda GJOSHA
7. Ylli Manjani
8. Arben AHMETAJ
9. Damian GJIKNURI
10. Edmond HAXHINASTO
11. Eglantina GJERMENI
12. Edmond PANARITI
13. Ilir BEQJA
14. Lindita NIKOLLA
15. Erion VELIAJ
16. Mirela KUMBARO
17. Lefter KOKA
18. Ermonela Felaj
19. Milva Ikonomi
20. Milena HARITO
21. Bled ÇUÇI
Sigal