Operacion antikanabis/Kapet një skaf me 533.5 kg kanabis dhe dy shtetas italianë në bord, u nis nga Kepi i Rodonit

437
Sigal

Gazeta Telegraf/ Një skaf me 533.5
kilogramë kanabis sativa dhe dy shtetas italianë në bord, i cili lëvizte
 nga Kepi i Rodonit u kap në ujërat e territorit italian. Ky operacion
antitrafik u realizua nga Policia e Shtetit dhe Guarda di Finanza italiane
mbërëmjen e djeshm 1 tetor.


Policia sqaron se “rreth orës 12.50, Qendra
Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës, ka  njoftuar për një mjet që
lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të Kepit të
Rodonit. Menjëherë u vunë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare
dhe Migracionit, të Guardia di Finanza dhe u njoftua
Interforca. Ndjekja  nga Policia Kufitare dhe Duarda Di Finanza
vazhdoi deri në ujërat ndërkombëtarë.


Në këtë kohë mjetet aeronautike
dhe detare italiane të Guardia Di Finanza hynë në veprim dhe rreth orës 19.00
në momentin e hyrjes në ujërat italiane  u identifikua dhe ndalua 
mjeti i lundrimit  me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë
narkotike prej 533.5 kilogramë. Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas
italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, te dy  nga Brindisi”.


Guarda di
Finanza  ndaloi dy skafistët  dhe sekuestroi ngarkesën me
Cannabis Sattiva.

GdF italiane ka vlerësuar
Policinë e Shtetit/Policinë Kufitare dhe QNOD për shkëmbimin në kohë të
informacionit dhe bashkërendimin e operacionit që çoi në identifikimin e
mjetit, kapjen e autorëve dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.