ONM kompromenton procesin e vettingut: Dy standarde për konfliktin e interesit

454
Operacioni nderkombetare i Monitorimit ( ONM ) qe ka monitoruar te gjithe listat e kandidateve qe aplikojne per institucionet e vetingut, sic u konstatua nga komisioni parlamentar ka aplikuar dy standarde kur eshte fjala per konfliktin e interesit! Ka penalizuar per kete shkak emrat e juristeve te njohura, me pervoje dhe integritet Erin Çaku, Kestrin Katro, Monika Meça, Nejla Peka, Rezarta Abdiu dhe Shqipe Halilaj sepse dikush ka vellane, motren apo burrin qe punon aktualisht ne sistemin e drejtesise, nderkohe qe megjithese kane te njejtin shkak, me sakte kane burrin ne sistemin e drejtesise, nuk ka penalizuar dy konkurente te tjera si Fatmira Luli dhe Aldona Sylaj. Zonja Luli ka bashkeshortin prokuror ne apelin e Durresit (Kujtim Luli ), ndersa zonja Sylaj ka bashkeshortin Kryetar te gjykates se Vlores ( Skender Haluca ). Ky qendrim me dubel standard nga ana e ONM-se ka ndezur debatet ne komisionin parlamentar dhe ka evidentuar edhe subjektivizmin e eksperteve te ketij organizmi nderkombetar. Shume prej aplikanteve kane argumentuar dhe kane paraqitur dokimenta qe provojne njeaneshmeri dhe subjektivizem edhe nga ana e ONM-se.Komisioni sot do te shqyrtoje dosjet dhe materialet shtese qe kane paraqitur aplikantet dhe do te mbledhet per te marre vendim neser ne ora 10.
Sigal