Olldashi-Ramës: “ Amanetet shënoi te blloku i Metës”

50

 Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka ironizuar zotimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, se 21 janari do të jetë amaneti i tij. Olldashi, gjithashtu, i  thotë Ramës se i dhurin një metër, që të matë kilomatrat e rrugëve që kanë ndërtuar në këto 8 vjet qeverisjeje, në gjithë Shqipërinë, meqë dyshon. Me sarkazëm të thellë, Olldashi i kujton Ramës, që amanetin e 21 janarit ta shënojë te blloku i Metës.Edi Rama tha sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se “21 janari mbetet amaneti i madh i socialistëve”. Mirë shumë! Por, meqë Rama e ka amanet, në mënyrë që të mos e harrojë, e ftoj ta shënojë tek blloku i Ilir Metës. Aty mbahen amanetet!”.

Filloi asfaltimi i autostradës Tiranë-Elbasan

Ministri Olldashi, njofton, nëpërmjet Facebook-ut të tij, se dje filloi asfaltimi i autostradës Tiranë-Elbasan. “Sot (dje) filloi asfaltimi i kilometrit të parë të autostradës Tiranë -Elbasan. Këtu punohet 24 orë në ditë, në të gjithë gjatësinë. Momentalisht, 17 kilometra janë në fazën përfundimtare dhe priten vetëm shtresat asfaltike që nisën sot. Nga 7 ura, katër kanë përfunduar, ndërsa tre janë në fazën përmbyllëse. Veprat e vogla e artit, tombino dhe box-e kanë përfunduar tërësisht. Pritet që në ditët e para të qershorit rruga të fillojë të vihet në funksionim”.