Olldashi: PD-ja është arkitektja e infrastrukturës së re të Shqipërisë

377
Sigal

Dje u inaugurua edhe  By-Pass-in e Fierit nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha, si edhe nga ministri i Transportit, Sokol Olldashi, që është njëkohësisht edhe kryesuesi i listës së PD-së në Qarkun e Fierit. Ministri Olldashi, në fjalën e përshëndetjes  By-Pass e Fierit,  e cilësoi si një nga nyjet më nevralgjike të transportit të vendit dhe tha se, kjo vepër, tjetër e rëndësishme, do të ndërtohet në një kohë rekord, duke i dhënë një frymëmarrje më të gjerë autostradës së Jugut. Gjithashtu, ministri Olldashi premtoi se, gjatë viteve të ardhshme zhvillimi i vendit do të vijojë me ritme më të shpejta. “Në qarkun e Fierit janë investuar rreth 700 milionë euro.  Në Fier dhe Vlorë në fushën e energjisë janë investuar mbi gjysmë miliard euro dhe kjo është zhvillim.  4 vitet e ardhshme ritmet e zhvillimit do të jenë më të shpejta.  Kjo është alternative jonë, alternativa e rrugëve të sigurta, e fermave moderne, e kanaleve vaditëse, e fuqizimit të biznesit dhe trefishit të granteve për fermerët Alternativa tjetër është ajo e autobusit mavi që kërkon të mohojë rrugët tuaja, shtëpitë tuaja, fermat tuaja, të mohojë djersën tuaj, të mohojë anëtarësimin në NATO. Rama përpiqet të ndjellë kudo zhgënjim, përpiqet të mohojë çdo përpjekje tuaj për një jetë më të mirë. Shqipëria që ju po ndërtoni për vete dhe fëmijë tuaj, gjithçka sipas tij është e gënjeshtërt, e vërtetë ka qenë vetëm Shqipëria e etërve të tij”, theksoi ndër të tjera, ministri Olldashi. Gjithashtu, kandidati i PD-së në Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, ka zhvilluar edhe takime e bashkëbisedime me  banorët në Dushk fshat si dhe në lagjet “Xhevdet Nepravishta”, “Gafurr Muça” dhe “Lagja e Kongresit”.  Ministri Olldashi është shprehur për këto bashkëbisedime me elektoratin. “Ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen tuaj në të gjitha takimet që kemi zhvilluar së bashku dhe ju jam mirënjohës për inkurajimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.