Olldashi: “Mbikalimi i autostradës do të jetë gati në nëntor”

54

Në fillim të shtatorit hapet për trafikun mbikalimi i ri i Vorës, në autostradën Tiranë-Durrës

Mbikalimi i ri i Vorës, një nyje kyçe për të gjithë trafikun që kalon nga autostrada Tiranë-Durrës është pothuajse i përfunduar dhe në ditët e pra të shtatorit do të jetë i hapur për trafikun. Ky projekti me një vlerë 5.8 milionw Euro financohet nga fondi i Kuvajtit dhe përfshin, ndër të tjera, ndërtimin e 4 km rrugë paralele me autostradën Tiranë -Durrës, përkatësisht me dy korsi dhe me të gjithë infrastrukturën përkatëse, ndërtimin e katër rreth rrotullimeve si dhe ndërtimin e rrugës urbane në hyrje të qytetit të Vorës, duke mundësuar në këtë mënyrë hyrje-daljen e trafikut urban dhe ndërqytetas të Vorës përmes këtyre nyjeve dhe rrugëve paralele. Gjatë inspektimit të punimeve në mbikalimin e ri të Vorës ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi tha se:- punimet janë shkallëzuar duke u bërë fillimisht rampa që shkon nga Tirana drejt Durrësit dhe tashmë rampa që vjen nga Durrësi drejt Tiranës dhe më pas do të bëhet triplikimi i kësaj në një gjerësi të re që do ta çojë rrugën në 37 m, me tre korsi në secilin krahë plus një korsi emergjence për të dy krahët. E gjitha kjo do të shoqërohet me rrugët anësore që lidhin nënkalimin ekzistues me mbikalimin e ri që po bëhet dhe me rrugën paralele që do të mundësoj aksesin për hyrje dhe dalje nga Vora. Ndër të tjera, ministri Olldashi informoi se, aktualisht punimet janë në fazën e asfaltimit dhe se ne ditët e para të shtatorit ky mbikalim do te jetë i hapur për trafikun. “Praktikisht këtu po zhvillohen punimet e asfaltit në rampën e mbigritjes së autostradës e cila rritet në një kuotë prej 6.20 m për të bërë të mundur nënkalimin e të gjithë trafikut anësor që do të vij nga dhe drejt qytetit të Vorës dhe që do të bëj edhe lidhjen me rrugën e vjetër nga Vora drejt Maminasit dhe Shijakut.” “Kompania Alb-building dhe Copri po punojnë kryesisht gjatë natës dhe unë i falënderoj për këtë, për mos të krijuar komplikacione me trafikun e stinës së verës, duke pasur parasysh që kjo është një nyje kyçe në aksin kryesor rrugor kombëtar Tiranë -Durrës, ku është e përqendruar shumica e popullatës, shumica e biznesit dhe shumica e fluksit turistik.”. “Besoj se në javën e parë të nëntorit ky mbikalimim i autostradës do të jetë i gatshëm me të gjithë komponentët e vet, ndërkohë që trafiku për makinat do të hapet në ditët e para të muajt shtator”. “Më pas do të punohet me rreth rrotullimin dhe rrugët anësore që lidhen me qytetin e Vorës.”