Olldashi: “Marrëveshje me qytetarët për të vazhduar punët e mira që kemi bërë”

358
Sigal

Kandidati për deputet i PD-së, ministri Olldashi, i cili, njëkohësisht, kryeson edhe listën e PD-së në Qarkun e Fierit, vazhdon të përditshme kontaktet, bashkëbisedimet dhe debatet me banorë, të rinj e të reja, me studentë në qytetin e Fierit, por edhe me fermerë në komuna dhe fshatra të këtij qarku. “Edhe pse qeverisja e Berishës,- thotë ministri Olldashi- në këto 8 vjet, i ka transformuar Shqipërinë në një vend me infrastrukturë të re, moderne dhe bashkëkohore, ka konsoliduar qëndrueshmërinë e ekonomisë, duke siguruar rritje vjetore ekonomike në shifrat 2-3 %, ndërkohë që të gjitha vendet europiane janë në recension ekonomik, prapëseprapë, kemi shumë gjëra për të bërë, si vazhdimësi.”. Në takimin e djeshëm të kandidatit për deputet të PD-së, Olldashi me banorët e lagjes “11 Janari” në Fier, u bashkëbisedua për vazhdimësinë e të mirave që u ka sjellë qeverisja e deritanishme e Berishës. Siguria e rritjes ekonomike, do të krijojë të gjitha mundësitë e hapjes së vendeve të  reja të punës, politika fiskale e PD-së, e cila synon në rruajtjen e taksës së sheshtë, që i jep stimul ekonomik bizneseve edhe në fushën e konkurrencës rajonale, duke bërë që klima e investimeve në Shqipëri të jetë më e përshtatshme, më fitimprurëse se sa në vendet e tjera të Rajoni,  uljen e taksave për biznesin e vogël, do të ndryshojnë  në të mirë klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Ministri Olldashi, duke iu referuar reformave të mëdha politike që realizoi qeverisja e Berishës, me të cilat u mundësua që Shqipëria të pranohej si anëtare e barabartë në NATO, liberalizimi i vizave në zonën Shengen, miratimi i 3 ligjeve , i hapin të gjitha rrugët Shqipërisë, që të marrë jo vetëm statusin e vendit kandidat në BE, por edhe të fitojë të drejtën, që Shqipëria, në 4- vjeçarin e qeverisjes “Berisha”, të nisë negociatat me BE-në për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në familjen europiane.