Olldashi: “Inauguruam rrugën Zemblak- Liqenas, një premtim i mbajtur”

482
Sigal

Ministri i Transporteve, në rrjetin e vet social në Facebook, njofton se inauguruan rrugën Zemblak – Liqenas, dhe kështu PD-ja mban premtimet e marra. “Sot inauguruam rrugën Zemblak – Liqenas (Pustec), që lidh Korçën me Prespën e Madhe. Rruga është 13.6 kilometra dhe kushtoi 1,095,566,585 lekë, financim i buxhetit të shtetit.

Ky segment fillon në Zemblak, në kryqëzimin e rrugës së re Korçë – Bilisht me Zemblakun, kalon përmes fushës së Korçës për rreth 3 km, pastaj ngjitet në Qafën e Zvezdes dhe vazhdon përgjatë fushës së Korijeve, përgjatë Malit të Zvezdes, deri në Kryqëzimin e fshatit Liqenas me rrugën e Doganës së Gorricës. Rruga që u ndërtua nga kompaniaANK, ka dy korsi kalimi nga 3.25 m gjerësi secila dhe dy kuneta anësore nga 0.75 ml, trotuar 1.20 ml në zonat e banuara. Një tjetër premtim i mbajtur. Përpara!”