Oketa: Bashkëpunimi me forcat e tjera politike për interes të publikut

409
Partia Fryma e re demokratike ka zhvilluar një takim me simatizante te saj në Durrës, ku prezantoi kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak. Përfaqësues të kësaj force politike apeluan për të votuar FRD si forca që synon zgjidhjen e problemeve të përditshme në jetën e qytetarëve.
“Duke pasur parasysh interesin qytetar FRD vjen në këto zgjedhje me një listë dinjitoze për Këshillin Bashkiak është pjesë e ASHE. 
Dallimet ideologjike nuk na pengojnë aspak që në të mirë të interesit publik, në të mirë të interesit qytetar, në të mirë të zhvillimit siç duhet të qytetit të bashkëpunojmë me ato forca politike të cilat gjykojmë se në momentin e duhur kanë këtë orientim”- u shpreh Gazmend Oketa.
Sigal