Oficerët e Krimeve të Rënda zbarkojnë në selinë e PD-së

578
Sigal

Oficerët e Krimeve të Rënda janë paraqitur pak minuta më parë pranë selisë së Partisë Demokratike.

Mësohet se oficerët kanë sekuestruar videon e transmetuar mbrëmë në emisionin “Opinion”. Pas sekuestrimit të videos do të rimerret sërish në pyetje dhe deputeti Ervin Salianji.

Deputeti Ervin Salianji publikoi mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” një video-përgjim ku duket Fredi Alizoti, personi që sot pranon se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt, të thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

Më tej në videon e publikuar, Fredi Alizoti thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.