Ofendime mes deputetëve Topalli-Balla: Burrave nën 150 cm nuk u kthej përgjigje

470
Debati mes ish-kryeparlamentares Jozefina Topallit dhe deputetit socialist, Taulant Balla, ka vijuar më tej në seancën e sotme plenare, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe fjalori i papërshtatshëm. “Shikoni këtë pajisjen këtu dhe të gjitha këto pajisjet këtu. Sa e ka blerë ajo zonja makinën e Kuvendit. Po ikën ëë? Kuvendi përmes një tenderi ndërkombëtar ka hapur një tender për blerjen e këtyre pajisjeve elektronike që sot nuk punojnë në zyrën e zonjës. Se kemi marrë një kompani nga Napoli se na e ka lënë kjo manushaqja. Thuaji shqiptarëve sa e ke blerë benzin e Kuvendit”, ka thënë Balla. Ndërsa më tej Topalli është përgjigjur, duke e ofenduar Ballën për gjatësinë e tij dhe më pas ka dhënë shpjegime për akuzat, duke thënë se makina i është dhënë nga Parlamenti. “Për të sqaruar opinionin publik, se unë nuk i përgjigjem burrave nën 150 centimetra. Makina që flet ky zotëria nuk është e imja. Ajo është 0022, është makinë që më është dhënë nga Parlamenti dhe për pak muaj nga statusi si ish-kryetare Parlamenti. Vish taka e pastaj fol”, ka përfunduar Topalli. Ndërsa Balla i është drejtuar duke i thënë se ajo do të mbahet mend si e vetmja zyrtare që “Për të shoqëruar vajzën në shkollë i çove dhëndrin me shërbim diplomatik, po ai ishte vetëm këngëtar dhe e çuat këngëtarin t’i bënte shoqëri vajzës si funksionar diplomatik. Turp më të madh nuk ka”, ka thënë Balla në seancën e sotme plenare.
Sigal