Oerd Bylykbashi: Vettingu në Kushtetuese, Edi Rama shkeli konsensusin dhe parimet themelore të së drejtës

407

Vettingu
në Kushtetuese, Edi Rama shkeli konsensusin dhe parimet themelore të së drejtës

 

 

Gazeta
Telegraf/

 

Partia
Demokratike depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për ligjin e
Vettingut, të kaluar nga Edi Rama në shkelje të konsensusit dhe parimeve
themelore të së drejtës.

Deputeti
Oerd Bylykbashi, u shpreh për mediat, pas depozitimit të kërkesës.

“Grupi
parlamentar i Partisë Demokratike paditi sot shkeljet e Kushtetutës, që
mazhoranca bëri në 30 Gusht me ligjin e Vettingut . Me konsensus të plotë,
Parlamenti miratoi në Kushtetutë Vettingun i cili do të luftojë
korrupsionin  në sistemin e drejtësisë, dhe më pas kjo do të cojë në
luftën ndaj korrupsionit në qeveri. Kushtetuta për ta bërë këtë, ngriti organe
të pavarura kushtetuese, e do të jenë ato sipas Kushtetutës që do të bëjnë
procesin e Vettingut të gjyqtarëve. Organe të ngritura me kontributin e
drejtpërdrejtë të ndihmës-sekretares së Shtetit Nuland dhe Komisioneri të BE,
 z.Hahn. Me ligjin që kaloi me 30 gusht, duke shkelur Kushtetutën, Edi
Rama kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, Vetingun, ta bëjnë zyrtarët e lartë të
PS, ta bëjë Alket Hyseni i cili është garanti i Kushtetutës së PS dhe e dinë
shumë mirë se çfarë ndodh atje. Edi Rama do që vettingun ta bëjë Arben Seferi ,
zyrtar tjetër i PS-së, pra me levat dhe instrumentet e e tij, të kontrollojë
gjyqtarët të vendosë kush gjyqtar dhe prokuror të iki dhe më pas të caktojë ai
gjyqtarët dhe prokurorët që do të hetojnë këtë kryeministër të korruptuar, për
korrupsion. Kjo është jo vetëm shkelje e Kushtetutës, ky është një krim
kushtetues, është 100 % në kundërshtim me standardet që ka përcaktuar Komisioni
i Venecias. PD dha konsensusin e plotë që korrupsioni të luftohet duke futur
Vettingun në Kushtetutë, por jo, për asnjë sekondë PD nuk mund të mbështesë
dhe, është e gatshme të kundërshtojë përpara kësaj Gjykate kushtetuese,
shkeljet që bëri me ligjin e Vettingut, kjo mazhorancë. Eshtë standard i
vendeve të BE-së dhe SHBA-së që kur dhe një germë e vetme e ligjit, është në
dyshim se shkel Kushtetutën, duhet t’i përgjigjet testit të Gjykatës
Kushtetuese. Jo më një numër i pafund shkeljesh që cënon parimin e ndarjes së
pushteteve, të pavarësisë së drejtësisë, shtetit dhe së drejtës, procesit të
rregullt ligjor dhe të drejtave të njeriut”.

 

Sigal