Oerd Bylykbashi: “Rama të ndalë sulmin antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil”

499
Sigal

Deputeti i PD-së ka akuzuar Kryeministrin Rama për sulm antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil. Deputeti i PD-së, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që ta ndali  menjëherë këtë sulm, ndaj një prej aseteve më të vyera që ka vendi, siç e ka quajtur ai administratën publike dhe shërbimin civil. “Moscenimi i administratës publike dhe shërbimi civil, ishte një nga çështjet që zotit Rama ju theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel. Kjo sepse taksapaguesit europian, sikundër taksapaguesit shqiptarë, kanë investuar miliona Euro në trajnimin dhe profesionalizimin e kësaj administrate. PD-ja, i bën thirrje Kryeministrit Rama të ndal menjëherë këtë sulm antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil, një nga asetet më të vyera që ka vendi. PD-ja  ju bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe denoncojnë çdo rast presioni dhe shkelje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike, ndaj këtij sulmi që synon zhbërjen e administratës publike shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantët partiakë”, u shpreh Bylykbashi.