Sigal

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një shenim në faqen e tij në facebook ai shkruan se duhet “Veting për peshqit e medhënj të qelbur‎”.

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Veting për peshqit e medhënj të qelbur.

‎Ne fillim ikën Habilajt me gjithë Tahir, më pas Bajrot, më pas Avdylajt‎, tani Xhafajt. Ç’ka thënë opozita po del e vertetë. Aleanca e Qelbësirave, siç e quajti një ideolog i saj dikur në 2013, po shkërrmoqet në mes të panikut. Sa shkel njëri syrin dhe njofton konferencë shtypi, apo thotë shprehje me kod në TV dhe ja ku ikën ministër apo deputet. ‎Dhe ky është vetëm fillimi i shkërmoqjes. Prisni të shihni të rradhës!

‎Deri më sot po binin në rrjetë peshq të vegjël të qelbur. Sot ra një peshk i madh. ‎Por siç e thotë një shprehje e vjetër durrsake, “Kur man erë bishti i peshkut, koka është qelb kahone!”. Dhe durrsakët këto historitë me “peshq” i njohin mirë.