ODIHR: Parregullësitë e 25 qershorit

520
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, Kukan: Parregullsitë ishin të pranishme 
OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet e 25 qershorit. Në një dalje për mediat. Eduard Kukan bëri thirrje që rezultati të njihet nga të gjitha partitë 
Misioni i OSBE-ODHIR ka numëruar gjithë problemet që shoqëruan procesin zgjedhor dhe atë të numërimit deri tani. Shefi i misionit theksoi se dita e diel, 25 qershori ka qenë e ngarkuar për vëzhguesit. Sipas tij janë hartuar disa raporte nga mediat te cilave ai iu referua, Ndërsa shtoi se dita e votimeve ishte më e nxehtë se koha. Në momentin e bërjes publike të pjesës së parë të raportit, drejtuesi i misionit të vëzhguesve, deklaroi se puna e tyre do të vazhdonte gjatë, pasi kishin ende verifikime në terren. Ndërkohë në këtë raport paraprak, ai gjeti momentin të falënderonte vendin dhe autoritet e tij dhe administratën zgjedhore që e kanë bërë punën në rrethana shumë të vështira. Kreu i delegacionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, Roberto Batelli, tha se vëzhguesit kanë ndjekur procesin e votimit nga afër në të gjitha qendrat e votimit. Për të ka qenë një punë shumë e vështirë në terren gjithsesi me hollësi raporti do të publikohet në fillim të muajit korrik. 
Zhgënjimi
Por për vëzhguesit ndërkombëtar jo gjithçka ka qenë vaj. Ata kanë dalë të zhgënjyer nga këto zgjedhje për disa arsye. “Jam paksa i zhgënjyer që shumë prej tyre dhe veçanërisht klima e besimit dhe presioni vazhdoi të vihej re edhe gjatë zgjedhjeve, si rezultat i një ngërçi që partitë kanë ndaj vendit”- tha Roberto Batelli. Sipas deklaratës, “Ka ardhur koha ta adresojmë këtë çështje dhe besoj që qeveria e re të bëjë diçka për këtë në mënyrë të shpejtë dhe efektive, do të ketë mbështetjen tonë”. Akuzat për blerje votash dhe presionet ndaj zgjedhësve ulën besimin e publikut në proces. Gjatë një dite zgjedhjesh në një numër të theksuar qendrash nuk u respektuan plotësisht procedurat, pati vonesa në shumë vende, parregullsi kyçe u vëzhguan. Kjo përfshin markimin me bojë të munguar, votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë të partive brenda dhe jashtë qendrave të votimit. Shqetësimet nga intimidimet nga aktivistët e partive, numërimi u vonua, transparenca nuk ishte gjithmonë e garantuar. Zgjedhjet u zhvilluan në kontekstin e elementëve të ndryshëm zgjedhor mes PS dhe PD dhe besim të ulët në proces elektoral. Në emër të delegacionit të Parlamentit Evropian Eduard Kukan tha: “Jemi të kënaqur pavarësisht parregullsive. Rezultati të njihet nga të gjitha partitë. Vetingu dhe reforma në drejtësi të jenë të përfunduara. PE është mbështetësi më i fortë i procesit të zgjerimit por me kusht që informacioni që ne marrim të jetë serioz lidhur me kërkesat që janë lënë për tu zbatuar”. “Duhet ta theksoj këtë mesazh në të gjitha takimet tona. Delegacioni i PE ai qëndron deklaratës që sapo u prezantua nga Batelli, në emër të të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë, kreun e OSBE-ODIHR. Jemi të kënaqur që drejtimi që ata morën në një mënyrë të qetë pjesën e vëzhguesve. Të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR duhet të ndiqen e të jenë prioritet. Rezultati të njihet nga të gjitha partitë politike”, tha Eduard Kukan. Ndërkohë që një tjetër shqetësim i ngritur nga vëzhguesit ishte edhe politizimi i këtyre zgjedhjeve përmes organeve shtetërore.“Politizimi i vazhdueshëm i organeve si dhe akuzat e gjera për blerjen e votave dhe presionin e ushtruar ndaj zgjedhësve, ulën besimin”, tha Roberto Batelli, koordinator special dhe udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së. “Në këtë këndvështrim ishte zhgënjyese për atë se ne çfarë vëzhguam. Ishte një përsëritje e zgjedhjeve të së kaluarës. Në veçanti do të flisja për presionin ndaj zgjedhësve duke krijuar një atmosferë negative”, shtoi ai. 

Garuesit kanë bërë fushatë të lirë, liritë themelore u respektuan, në zgjedhjet në Shqipëri, por administrata e politizuar uli besimin në proces. 

Paolo Corsini
Udhëheqësi i delegacionit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, Paolo Corsini, deklaroi se partitë politike duhet të mbajnë premtimet një nga kushtet ky për të përmirësuar elementët e procesit zgjedhor që kanë krijuar aq shumë mosbesim në të kaluarën në funksionimin e këtij komponenti. “Marrëveshja mes dy partive politike ishte e mirë, gjithsesi ajo çoi në tendosje të procesit zgjedhor, Tha Paolo Corsini, udhëheqës i delegacionit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Është koha që Shqipëria të eci përpara drejt demokracisë së vërtetë të detyruar nga sundimi i ligjit, Tha ai. Zgjedhjet u zhvilluan në kontekstin e një ndarje të gjatë dhe të thellë politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratik”, tha ai. Në raport thuhet gjithashtu se kuadri ligjor është shumë i rëndësishëm për të organizuar zgjedhje të ndershme. Megjithatë shumë rekomandime të mëparshme të OSBE/ODIHR dhe të Komisionit të Venecias nuk u morën në konsideratë, duke përfshirë dhe nevojën për depolitizimin e aspekteve kyçe të administratës zgjedhore. Më tej shtohet se ndryshimet ligjore pas marrëveshjes politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, kanë për qëllim rritjen e mbikëqyrjes së financimit të fushatës dhe sigurimin e reklamimit falas në të gjitha mediat elektronike. Ndërkohë shtohet se mënyra e zbatimit demonstroi përparësitë e interesave politike përkundrejt respektimit dhe sundimit të ligjit. Futja e vonshme e ndryshimeve ligjore dhe mungesa e konsultimeve të rëndësishme publike krijuan pasiguri ligjore dhe ndikuan negativisht në administrimin ë përbërësve të elementëve zgjedhorë. 
Çfarë sollën dhe çfarë nuk funksionoi në këto zgjedhje
o Presione të lidhura me vendin e punës për zgjedhësit;
o Pati akuza të shumta për blerjen e votave; 
o Keqpërdorim i burimeve shtetërore;
o Rreth 40% e kandidatëve ishin gra dhe këto në disa raste kanë qenë të shënjestruara nga ngjarje të ndryshme;
o Media siguroi elektoratin me mbulim të gjerë;
o Monitorimi i medias nxori në pah se të gjitha televizionet u përqendruan në fushatën e tre partive të mëdha;
o Në ditën e zgjedhjeve janë shënuar parregullsi procedurale;
o Ka pasur raste të votimit të autorizuar dhe në grup;
o KQZ veproi në mënyrë transparente.
Sigal