Odeta Nishani: “Asnjë marrëdhënie pronësie e familjes time nuk ekziston me selinë e PD-së”

505
Sigal

Lidhur me akuzat që janë bërë, se pronësia e selisë të PD-së lidhet me familjen e Zonjës së parë, Odeta Nishani, ka bërë që zonja Nishani të përgënjeshtrojë publikisht këto akuza. “Fatmirësisht në një shoqëri demokratike askush nuk është i përjashtuar nga debati publik, qoftë familja e Presidentit të Republikës, qoftë Presidenti vetë dhe ky është një standard tashmë edhe i demokracisë shqiptare, por kur debati instrumentalizohet për qëllime politike dhe degjeneron në shpifje, fyerje dhe kërcënime ky standard është cenuar në thelbin e tij dhe duhet të preokupohemi.  Prej disa ditësh, eksponentë të PS-së, dezinformojnë opinionin publik mbi një marrëdhënie të pavërtetë pronësie timen dhe familjes sime me ambientet, ku është selia aktuale e PD-së.  Me përgjegjësi të plotë pohoj para opinionit publik që asnjë marrëdhënie pronësie e imja dhe familjes sime nuk ekziston me selinë e PD-së; gjithashtu pohoj se asnjë interes privat nuk e lidh familjen time me atë objekt dhe të ardhmen e tij. Për dy javë PS-ja bëhet forcë kryesore qeverisëse dhe ka të gjitha mjetet e duhura ligjore dhe administrative për të hetuar me imtësi mbi këtë çështje. Ky nxitim për të më vendosur në qendër të një alibie dhe lufte politike që nuk më përket , nuk më demoralizon, nuk më frikëson në asnjë çast të jetës dhe punës time të përditshme. Unë besoj tek drejtësia dhe moraliteti i së drejtës, ndaj jam e bindur që shpifësit do të marrin qëndrimin që meritojnë nga opinioni publik shqiptar dhe shumë shpejt kauza e tyre do të vetërrëzohet”.