Obama rizgjidhet President: Kthehem më i fortë në Shtëpinë e Bardhë!

467
Sigal

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranon të bashkëpunojë më ish-rivalin e tij

Barack Obama është rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë me shumicën e votave elektorale. Sipas rezultateve të fundit paraprake Obama ka fituar 303 vota elektorale dhe Romney 206.  Një kandidati i duhen 270 vota për të fituar zgjedhjet. Presidenti Obama e nisi fjalimin duke falënderuar votuesit dhe duke ia atribuuar fitoren mbështetësve të tij. “Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit shumë. Sonte, më shumë se 200 vite pasi një ish koloni fitoi të drejtën të përcaktonte fatin e vet për të përsosur bashkimin tonë, ajo po ecën përpara.Poecën përpara prej jush.Popërparon sepse ju riafirmuat shpirtin që fiton mbi luftën dhe depresionin. Shpirtin që ka dhënë zemër për të dalë nga thellësitë e dëshpërimit në lartësitë e shpresës. Besimin se ndërkohë që secili prej nesh ndjek ëndrrën e vet amerikane, ne jemi një familje amerikane dhe do të kemi ngritjet dhe uljet tona si një komb dhe si një popull i vetëm” theksoi presidenti në fillim të fjalimit. “Detyra për ta bërë të përsosur SHBA, ka shkuar përpara dhe arsyeja jeni ju”- u shpreh Obama.  “Ju kam dëgjuar dhe prej jush jam bërë një president më i mirë. Përpjekjet tuaja më bëjnë të kthehem në Shtëpinë e Bardhë më i fortë dhe më i frymëzuar se më parë.”- theksoi presidenti. Ndërsa bëri të ditur se kishte folur me rivalin e tij dhe e kishte përgëzuar për fushatën e fortë, Obama theksoi se do të gjejë mundësitë për të punuar më Mitt Romney, për të çuar përpara vendin. “Ne e duam shumë këtë vend dhe kujdesemi për të. Shpresoj që ta takoj Romney-n, që të flas me të dhe të kuptoj më shumë se si mund të punojmë së bashku’- tha Presidenti amerikan.

Romney: Vendi zgjodhi një drejtues tjetër, Zoti e bekoftë Amerikën

“Dua të falënderoj Pol Ryan, gruan Ann, do të kishte qenë një zonjë e parë e mrekullueshme, falënderoj djemtë e mi për sakrificën që kanë bërë, falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët për përpjekjet e tyre. Të gjithë vullnetarët edhe jashtë vendit. Vendi është në një moment kritik, liderët të bëjnë detyrën e tyre sa më mirë. Unë besoj tek njerëzit dhe tek Amerika vetë. Garova për president sepse jam i shqetësuar për Amerikën, besoj për një zgjidhje ekonomike, dëshiroja të përmbushja dëshirën tuaj, por vendi zgjodhi një drejtues tjetër. Zoti e bekoftë Amerikën”, – u shpreh në fjalën e tij ish-kandidati për president të Shtëpisë së Bardhë.

Ish-Presidenti Bush voton gabimisht Obamën

Ish-Presidenti George Vv Bush bëhet objekt talljeje për mediat me votimin e tij për të zgjedhur numrin një të SHBA-ve. Në pikën e votimit në selinëCravvford,Texas, ai e gjeti veten duke votuar për kandidatin demokrat, Obama në vend të atij, republikan, Romney. Një gazetari të “Waco Times” Bush i konfirmoi se lista me kandidatët ishte e shënuar shumë keq. “Nuk mund të shënohen në atë mënyrë, senatorë, kandidatët për presidentë, të gjithë së bashku në një vend. Ishte shumë rrëmujë në atë listë dhe kjo i ngatërron zgjedhësit”, tha Bush.

BERISHA, RAMA DHE LIDERËT BOTËRORË UROJNË OBAMËN

Kryeministri Berisha dhe Lideri i opozitës Edi rama, kanë uruar ditën e djeshme Presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së Barak Obama. Kryeministri britanik David Cameron ka qenë ndër udhëheqësit e parë ndërkombëtarë që ka mirëpritur rizgjedhjen e Presidentit amerikan Barack Obama për një mandat të dytë katërvjeçar. Duke shkruar në ‘Tëitter’, Cameron e përshkroi Obamën si një “mik” dhe tha se ai mezi pret që të “vazhdojnë të punojnë së bashku”. Në Bruksel, Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, tha nëpërmjet ‘Tëitter’ se ai është “shumë i lumtur” për rizgjedhjen e Obamës. Anders Fogh Rasmussen, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka shprehur “urime të ngrohta”, duke përgëzuar atë që ai e quajti “udhëheqje të shquar” të Obamës në ruajtjen e marrëdhënieve euroatlantike. Në Moskë, ligjvënësit në Dumën Shtetërore të Rusisë gjithashtu përshëndetën fitoren e Obamës ndaj sfiduesit republikanë Mitt Romney, duke e quajtur rezultatin si “alternativë më të mirë” për Rusinë. Ligjvënësit thonë se shpresojnë që udhëheqësi amerikan do të vazhdojë “rivendosjen” e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.

DRITËRO AGOLLI/ ZGJEDHJET E SHBA-VE TË JENË SHKOLLË PËR POLITIKËN E ASHPËR SHQIPTARE

Urimet për Obamën që u rizgjodh si President i SHBA kanë vërshuar lumë dhe në ambasadën amerikane në Tiranë. Midis tyre nuk ka munguar ajo e shkrimtarit Dritëro Agolli. Me anë të një letre të shkruar nga dora e tij që dridhet nga mosha e thyer, Agolli ka uruar ambasadorin amerikan Alexandër Arvizu. Mes rreshtave Agolli nuk ka ngurruar të japë një mesazh dhe për politikën shqiptare. “Ju uroj sinqerisht rizgjedhjen e Presidentit Obama. Shpresoj që zgjedhjet në SHBA, të jenë një shkollë frutdhënëse për politikën e ashpër shqiptare!”, citon letra e Dritëro Agollit në adresë të Arvizu.