“O llapaqen i batutave”, Basha shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët po e paguajnë 2 herë mirëmbajtjen

618
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë sërish llogaritë sot në parlament për pagesën e rrugëve nga shqiptarët duke iu referuar taksës së Rrugës së Kombit.
Basha tha se shqiptarët po paguajnë për mirëmbajtjen e rrugëve në taksën prej 240 lekësh në karburant. Ndërsa tani kërkohet edhe pagesë ekstra për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Nuk kanë munguar etiketimet e kryedemokratit për kryeministrin Rama.
“Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë e ka hapur. Një njeri i cili me të vërtetë nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë për asgjë që bën. Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë në janarin e vitit 2014 dhe 100 lekë të tjera në janarin e vitit 2015, duke shtuar këtu edhe TVSH, vlera totale e taksës Rama mbi çdo litër që përdorin shqiptarët është 240 lekë për letër. 240 lekë merr çdo ditë Edi Rama nga xhepat e shqiptarëve për taksën e qarkullimit. Çfarë është taksa e qarkullimit ua shpjegojnë ministrat e Edi Ramës. Karafili me anglishte por edhe Cani e kanë shpjeguar që taksa përdoret kryesisht për mirëmbajtjen e rrugëve. Po na thuaj pak o llapaqen i batutave pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra. Nuk të shpëton ngërdheshja, tregon vetëm sa i pacipë je. Duhet të ulje kokën ose t’i kërcisje një shpullë mësuesit të anglishtes. Se do vijmë dhe tek matematika jote, e njohim dhe matematikën tënde.

E gjete taksën e karburantit 7 lekë për litër, e shtove 2 herë. Vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa “Rama” ti u merr shqiptarëve 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur. Ngërdheshu se s’ke ça të bësh, o të ngërdheshesh ose të marrësh në dru atë që të mëson”, deklaroi Basha.
Sigal