“O djema rrëmbeni armët…”, Rama reagon pas paralajmërimit të Berishës në Kuvend

545
Sigal

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili duke risjellë në vëmendje vargjet e një kënge popullore, paralajmëroi qeverinë duke thënë se nuk është e largët koha kur mund të dëgjohen në rrugë të dëgjohen vargjet: “O djema rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet,po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie?”

Kujtojmë se për këtë shprehje të ish-kryeministrit Berisha, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka bërë kërkesë në Byron e Kuvendit për përjashtimin nga punimet parlamentare të Berishës për 10 ditë.