“O djem rrëmbeni armët”/ PS kërkon përjashtimin e Berishës

513
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas fjalimit të ish kryeministrit Berisha nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij socialisti Balla apeloi Partinë Demokratike, të distancohet nga thirrje të tilla, ndërsa kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të marrë masa ndaj ish-kryeministrit.

“Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë ndaj Berishës, Bashës e deputetëve të tjerë shkelës të rregullores”, tha Balla.

Në përgjigje të Balles, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se ato ishin vargje të këngës patriotike.

“Situata në të cilën ndodhet mazhoranca është tragjike e komike njëkohëshit.Në të vërtetë ju ka hyrë tmerri nga protestat popullore, po e ndjeni fundit e pushtetit tuaj e në tentativë për të shpëtuar kaloni në spektakle e butafori.Sado të përpiqeni nuk i shpëtoni dot as studentëve as protestës së unazës, as nuk fshini dot rastin e korrupsionit. Është komike sepse vargjet e një kënge patriotike i konsideroni si thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues. Dëshiroj t’ tërheq vëmendjen që po lejoni që Kuvendi të degradojë në Byro Partie,  sic e thatë edhe dje”, tha Spaho.

Më herët në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha apeloi maxhorancën të miratojë amendamentet për vetingun në politikë, ndryshe u shpreh ai në rrugët e qytetit do ushtojë: “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.