Sigal

Zoti ministër Ahmetaj, nëse je burrë hajde në Kryevidh, këtu ku na more votat!

Nxënësit e zonës së Kryevidhit në Kavajë kanë denoncuar deputetin e zonës Arben Ahmetaj, lidhur me problematikën që lidhet me transportimin e tyre për në shkolla. Sali Berisha ka publikuar mesazhin që ata, sipas tij, ia kanë dërguar nxënësit e Kryevidhit që bëjnë gjimnazin në Luz, pasi u është hequr transporti nga qeveria Rama.

Denoncimi te Berisha:

Nxënësi nga Kryevidhi denoncon pseudodeputetin, mashtruesin Zho Zho! Lexoni denoncimin e tij. Përshëndetje doktor! Jam një nxënës në gjimnazin e Luzit dhe po ju shkruaj në lidhje me transportin e nxënësve! Kandidat për Partine Socialiste në Kryevidh, ishte Arben Ahmetaj, që, duke përdorur metodën e tij të mashtrimit, blerjes dhe presionit, arriti të fitojë! Dua t’i them nja dy fjalë Arben Ahmetajt: Nëse është burrë, le të vijë të përballet me rininë e Kryevidhit, nëse është burrë dhe të vijë ta fillojë llogaridhënien pikërisht nga vendi ku mori votat dhe e shkatërroi pikërisht këtu nga Kryevidhi! Dhe të vijë të mësojë përgjithmonë përgjigjen e merituar që do marrë! Unë që ju shkuaj, po ju flas në emër të gjithë shokëve të mi nga Kryevidhi dhe zonat e Kryevidhit, që bëjnë shkollën në Luz, pasi kam biseduar mirë me to, pasi e di gjendjen e tyre ekonomike dhe çdo vështirësi të tyre për të ardhë në shkollë! Disa m’i kanë sjellë dhe mesazhet! Ne jemi mbi 45 nxënës nga Kryevidhi që bëjmë gjimnazin në Luz, më parë kishte mjete transporti, por që vitin e kaluar, na u hoqën, qeveria e (krimit) s’i paguan më, gjë e cila dëmton ekonomikisht gjendjen ekonomike të njerëzve!

Qeveria shkurton fondet për transportin e nxënësve

Heqja e transportit të nxënësve, gjë e cila dëmtoi rëndë dhe nxënësit, duke i detyruar të linin shkollën, ku mbi 6 nxënës vjet e lanë në mes të vitit shkollën. Ku mbi 10 nxënës këtë vit nuk e vazhduan! Për ministren e Arsimit ndoshta nuk është një shumë e madhe ajo që paguajmë, por për mua, si nxënës dhe për nxënësit e tjerë është shumë, pasi ne të Kryevidhit paguajmë:1400 lekë të vjetra në ditë, 28 mijë lekë në muaj, ndërsa ato të zonave, si të Spillesë dhe Grethit paguajnë 2000 lekë të vjetra në ditë dhe 40 mijë lekë në muaj! Është një shumë e madhe, pasi njerëzit në Kryevidh nuk kanë të ardhura, ose të ardhurat mujore, nga puna tyre s’e kalojnë 100,150 mijë lekë në muaj, por çdo bësh më parë me këto lekë?

Nxënësit braktisin shkollën, nuk kanë lekë të paguajnë transportin

Disa nxënës u detyruan ta lënin shkollën, disa s’e vazhduan, disa marrin leke borxhe ta fillojnë, disa të tjerë i sheh nëpër shkollë të mërzitur dhe as nuk hane as nuk pinë asgjë, sepse do paguajnë rrugën, që do vijnë në shkollë me ato lekë! Doktor,ë ministrja e Arsimit në vend që të merret me fjalë boshe, në vend që të mburret për arritje në arsim e që në të vërtetë ka vetëm shkatërrim, le të vijë së bashku me Ahmetajn, që, qëkur u bë deputet, se ka parë më askush në Kryevidh dhe s’i ka hapur telefonin askujt, të vijë të dëgjojë këta nxënës! Të vijë të jap përgjigje për këtë të keqe të madhe, që u ka bërë banorëve të Kryevidhit!