Nxehet debati në Gjermani: E drejta e punës t’u jepet edhe azilkërkuesve shqiptarë atje!

676
Sigal

Gjermania ka nevojë për një ligj për emigracionin dhe brenda disa muajve do ta ketë ligjin që do të rregullojë ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së, ku bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Shqipëria.

Kështu ka informuar gazetari i DW në gjuhën shqipe për Klan Kosova. Ministria e Brendshme e Gjermanisë e ka paraqitur një koncept prej 11 pikësh, tha ai.  Ky propozim do të gjendet këtë javë edhe në zyrën e kancelares, e cila këtë javë është rikthyer në punë dhe më vonë do të marrë edhe formën e ligjit.

Debati është hapur që tani dhe në opinion ka shumë propozime të ndryshme. Një prej tyre që ka shkaktuar më shumë zhurmë është që mundësinë e vendeve të punës në Gjermani ta kenë edhe refugjatët edhe azilkërkuesit që tani janë në Gjermani dhe kjo prek shumë shqiptarë.”