Nuland: Deputetët do mbajnë përgjegjësi individuale

428
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, ka folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u kërkuar politikanëve që të votojnë propozimin hibrid të saj për Reformën në Drejtësi. Lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja nenvizon se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Nuland thotë se Shqipërisë i duhet kjo reformë dhe u bën thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që ajo përkrahu gjatë vizitës së fundit në Tiranë. Më tej, në reagimin e saj thuhet se SHBA vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid.
Sigal