Nuk zbatuan ligjin, Naco ndëshkon 4 përmbarues gjyqësorë

530
Sigal

TIRANE – Ministria e Dretësisë, pas disa ankesave të përsëritura nga ana e qytetarëve, ka kryer inspektime për të verifikuar zbatimin e procedurave ligjore gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Me vendim të Ministrit Nasip Naço janë marrë masa disiplinore ndaj tre përmbaruesve gjygjësorë dhe një përmbaruesi privat. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, Naço ka urdhëruar dhënien e masave disiplinore, të parashikuara në ligj, ndaj përmbaruesve gjyqësor me inicialet A.M, H.XH dhe M.T. Gjithashtu me shkelje ligjore ka rezultuar edhe veprimtaria e përmbaruesit privat Baftjar Neli, ndaj të cilit për shkak të mungesës së dokumentacionit në dosje, mosrespektimit të afateve proceduriale të njoftimit si dhe veprimeve jo etike që cënojnë rëndë figurën e përmbaruesit gjyqësor, është urdhëruar nga ana e Ministrit të Drejtësisë, dhënia e masës disiplinore “pezullim i licensës përmbarimore për 6 muaj”. Gjithashtu nga ana e tij, masat disiplinore të propozuara nga Ministri Nasip Naço, Komisioni Disiplinor i Përmbaruesve Gjyqësor Privat i ka vlerësuar si të ligjshme dhe të drejta.