“Nuk po na pyesin”/ ‘Plas’ keq në PS, Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj debatojnë me Ramën

1624
Sigal

Mbledhja e koordinatorëve politikë dhe deputetëve të PS-së për qarkun Shkodër është shoqëruar me debate midis deputetëve Tom Doshi dhe Paulin Sterkajt dhe kryeministrit Rama.

Dy deputetët e Shkodrës iu ankuan kryeministrit se deputetët e Shkodrës Senida Mesi dhe Luan Harusha nuk po marrin parasysh propozimet e tyre për emërimet në administratën lokale.

‘’Për emërimet e drejtorëve, Senida Mesi dhe Luan Harusha nuk po na pyesin’’, mësohet të kenë në mbledhje deputetët Doshi dhe Sterkaj para Ramës.

Kreu i PS-së iu përgjigj dy deputetëve që të ulen së bashku të diskutojnë me njëri-tjetrin.

“Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën pse nuk uleni ju me njëri-tjetrin?! Toma është parti tjetër por është aleati ynë, ndërsa Paulini është përgjegjës për Malësinë së Madhe, por ka të drejtë të japë mendim për drejtorët rajonalë që prekin edhe këtë bashki”, iu drejtua Rama dy deputetëve.

Në mbledhjen e sotme dhanë dorëheqjen 4 drejtorë të qarkut të Shkodrës: Myzafer Bushi i Degës së Thesarit, Shkëlqim Sterkaj i ARRSH, Agim Shima i Hetimir Tatimor dhe Brian Muriqi i Entit të Banesave.

Kërkesa e tyre u pranua nga anëtarët. Ndërkohë, Rama këmbënguli se 80% e drejtuesve të administratës së qarkut Shkodër duhet të largohen nga detyra.