“Mbi të gjitha është përgjegjësia ime mbi familjen, djalin tim…”
Ka qenë ky momenti që ka prekur ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke folur rreth akuzave që rëndojnë mbi të dhe mundësisë që ditën e nesërme ti hapet rruga prokurorisë së krimeve të renda për të kërkuar arrestimin e tij.
Me lot në sy, Tahiri tha se e vetmja përgjegjësi është familja dhe djali i tij, të cilët sigurisht që janë prekur nga kjo ngjarje. “I kam kërkuar vetë Edi Ramës se nuk dua asnjë lloji imuniteti, mburoje. Unë se jam përmendur nga dy kriminelë, unë p shkoj në burg, ndërsa djali i ish kryeministrit që vrau në Gërdec nuk është thirrur asnjëherë për të dëshmuar. Ai ka folur rreth 30 minuta me pronarin e firmës pasa shpërthimit…”, tha ai.
“Unë mund të arrestohem nesër pse dy kriminilenmë kanë përmendur emrin tim…”, ka qenë momenti që Tahiri ka shperthyer me tone të larta në emision.