Nuk mund t’ia lemë Shqipërinë horrave!

706
Sigal

Shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka: Duhet të mendojmë të gjithë për të nesërmen e Atdheut. Rreth 300 mijë të rinj kanë ikur dhe çdo ditë qindra të tjerë bejnë gati valixhet, sepse keqqeverisja e ka kthyer Shqipërinë në gogol

Shkrimtarja Flutura Açka: Nuk mund t’ia lemë Shqipërinë horrave

Shkrimtarja Flutura Açka shprehet se gjëja që e trishton më shumë është dëshira e shqiptarëve për tu larguar nga vendi dhe tha se duhet një reflektim i thellë se përse po ndodh ky fenomen. Ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve për të mos ia lënë Shqipërinë horrave. Flutura Açka: Të mendosh se kanë ikur 300 mijë dhe çdo ditë bëjnë valixhet gati, ku do shkojnë këta njerëz? Kush i pret këta njerëz? Nuk është më e bukur edhe ajo botë, ka koncesione të mëdha edhe ajo botë. Nuk është bulevard, kërkon sakrifica të jashtëzakonshme të kalosh kufirin. Kjo është gjëja që më trishton më shumë, që këta njerëz duan vetëm të ikin. Është kthyer Shqipëria në gogol. Nuk duhet të ishte kështu. Kush i çoi? Na duhet reflektim i thellë, përse ndodh? Ka vetëm një gjë, ne nuk mund t’ia lënë Shqipërinë horrave. Absolutisht. Çdo familje duhet të mendojë që do vijë një moment, po të ikim të gjithë kujt do t’i mbesë Shqipëria. Do thuash gjithsecili për vete. Jo, nuk mendohet kështu. Duhet të mendohet edhe për nesër. Dhe ata të viteve ’30 kanë menduar kështu siç mendoj unë tani. Holanda është e trembur nga fakti që grupet shqiptare kriminale kanë kapur sot të gjitha shtigjet e dogave të forta dhe frika e tyre nuk është për Shqipërinë, sepse shqiptarët e dinë vet se çfarë dinë të bëjnë me politikën e tyre, por problemi i tyre është që të gjithë këto para që kalojnë përmes kanaleve të Holandës mund të infektojnë politikën holandezë. Aq para mund të korruptojnë edhe politikanët dhe parlamentarët holandezë. Mund të ketë të tillë fuqi që të ndikojë edhe në politika të tjera sociale. Problemi i Holandës është që kjo shpurë njerëzish që është shumë e vogël, por shumë determinante mund të ndikojë në jetën shoqërore holandeze. Ka arritur deri aty sa ke frikë të thuash ‘unë jam një shqiptare’.